Gjilan – Sot me banorë të lagjes “Gllama” të Bresalcit, protestuam në shenj pakënaqësie për zvarritjen në rregullimin e rrugës sot e cila është në gjendje shumë të rëndë për shkak të zvarritjes së punimeve në autostradën e Gjilanit ka shkruar aktivisti Burim Muji.
“Kemi pasur premtime për rregullimin e kësaj rruge edhe nga kryeministri, edhe nga ministri i Infrastrukturës, por asnjëherë nuk ka ndodh diçka përtej premtimeve.
Ne do të presim deri pas festës së Bajramit për të parë nëse ka reflektim nga institucionet përkitazi me këtë rrugë, nëse jo, atëherë do të rikthehet protesta me më shumë qytetarë dhe me kohë më të gjatë e të përditshme. Jemi të detyruar sepse na është vështirësuar jeta si pasojë e kësaj rruge” ka shkruar Burim Muji./rajonipress/