Banorët e Gërqarit bëhen me rrugë të asfaltuara

Kllokot – Me prerjen e shiritit në fshatin Gërqar të komunës së Kllokotit janë inauguruar rrugicat e reja të asfaltuara.Prerjen e shiritit në një ceremoni e kanë bërë Kryetari i komunës së Kllokotit Sasha Mirkoviq si dhe ministri në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq. Ky projekt ka kushtuar mbi 51 mijë euro.
Në këtë ceremoni rasti kanë prezantuar qindra banorë të fshatit. Në fjalën e tij të rastit kryetari i komunës Sasha Mirkoviq ka falënderuar Ministrin Jevtiq, në emër të banorëve të fshatit si dhe të institucioneve të komunës dhe të qytetarëve të Kllokotit për ndihmën e dhënë nga kjo ministri për realizimin e këtij projekti në interes për qytetarët. “Falënderoj jo vetëm për realizimin e këtij projekti, por edhe për të gjithë atë çka ka ndihmuar kjo Ministri në komunën tonë , veçmas kur është fjala te ndihmat individuale të dhënë në realizimin e programit social “Stabilizimi i komunitetit” ka thënë Mirkoviq.
Kurse ministri Jevtiq, tha se edhe ky projekt është financuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim e Kosovës me kërkesë të qeverisë lokale të Kllokotit.“Ministria që unë drejtoj edhe në të ardhmen do të implementoj projekte dhe vetëm ato projekte në marrëveshje me qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre në nivel lokal.
“Është bukur të shohësh kënaqësinë që vërehet në fytyrat e qytetarëve të gërqarit dhe kjo është edhe një konfirmim se kemi bërë punë të mirë që këtyre banorëve tu lehtësojmë kushtet për jetesë. Do të vazhdojmë të ndihmojmë prestarët e komunitetit pakicë në tërë Kosovën pa marrë parasysh se a janë ata shumicë apo pakicë në komunat dhe vendet ku jetojnë ata” ka thënë Dalibor Jevtiq.
Ndryshe ky projekt që është inauguruar kapë vlerën prej mbi 51.000 euro, tha për rajonipress Aziz Zuka, zyrtar për informim i Komunës së Kllokotit. /rajonipress/