UBT

Banorët e fshatit Zhiti, ndjehen të rrezikuar nga ura, duan zgjidhje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Pasiguria është vazhdimisht prezentë në mesin tonë thonë banorët e fshatit Zhiti. Rruga e cila kalon nëpër lagjen e Xhamisë së fshatit, është rrugë me kthesë dhe e rrëshqitshme, ura është e vendosur tek kthesa, dhe rreziku është i pa shmangshëm për ne thonë banorët.

Në mesin e rrugës gjendet ura që shihet në foto, dhe duket kjartë se fatkeqësisht ura nuk ka rrethoja anësore mbrojtëse. Gjatë gjithë kohës jemi të shqetësuar thonë banorët, sepse dikush nga ne mundë të përfundoj me pasoja.

Ura bëhet edhe më e rrezikshme tani gjatë sezonit dimërorë, një rrëshqitje sado e pakët, automjetet mundë të përfundojnë në perrocken e cila ka një thellësi mbi 3 metra.

RCCOLA

Një banorë i kësaj lagjeje thotë se “Rruga është asfaltuar nga Komuna e Vitisë, deri te Xhamia e fshatit, kurse pjesën tjetër Komuna na e la pa asfaltuar, he me mjetet e mia vetanake e kam ndërtuar urën, që duket në foto, dhe afër 200 metra e kam asfaltuar edhe rrugën, thotë banori i lagjes i cili punon në botën e jashtme, dhe dëshiron të mbetet anonim.

Banorët i bëjnë kërkesë institucioneve Komunale, që mundësisht t’i vendosin rrethojat anësore tek ura e lart përmendur sa nuk kemi hyrë në Dimër, sepse sezona dimërore do ta rris pa sigurinë për banorët e fshatit, por veçanërisht për banorët e lagjes që me dhjetëra herë në ditë kalojnë mbi këtë urë.

Shpresoj se institucionet Komunale, do t` marrin seriozisht shqetësimet dhe kërkesat e banorëve të fshatit Zhiti, dhe këtë çështje ta zgjidhin sa më parë, thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/