Banorët e fshatit Uglarë i japin përkrahje të fuqishme AKR-së

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Në kuadër të fushatës elektorale, kandidatja për deputete Merita Hyseni, nga radha e Aleancës Kosova e Re, në shoqëri me kandidatët tjerë për deputet dhe aktivist të AKR-së, shpalosën programin e këtij subjekti para shumë banorëve të fshatit Uglarë.

Ismet Azizi, i cili e kryesoi këtë takim, fillimisht falënderoj banorët e kësaj ane për mbështetjen e fuqishme që po i japin kandidatëve të AKR-së, “Përkrahja juaj kaq e madhe na bën të sigurt në fitore, nga e cila fitore do të jenë të kënaqur të gjithë, sepse ne kemi për mision zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit tonë, e cila fatkeqësisht lëngon shumë nga mos perspektiva. Fshati Uglarë ka një histori në vete, ngase ka dhënë mjaftë kontribut në fazat e ndryshme që ka kaluar populli ynë”.

Tefik Ibrahimi kandidat për deputet me prejardhje nga ky vendbanim foli për gjendjen në të cilën gjendet Gjilani dhe Anamorava në tërësi dhe perspektivën që ofron AKR me programin e sajë ekonomik. Një program i tillë do të jetë i realizueshëm me që në krye të sajë qëndron njeriu i dëshmuar në të gjitha sferat e jetës – Behxhet Pacolli tha mes tjerash Ibrahimi, raporton rajonipress.

Edhe Agim Rexhepi kandidat i AKR-se, po ashtu zbërtheu programin ekonomik të AKR-së me theks të veçantë mundësinë qe krijon ky program ne zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarit.

Eco Higjiena

Ismet Hajdini para simpatizantëve te AKR-se tha se ka ardhur koha që AKR te jete ne krye te Kosovës, sepse Kosova tash ka nevojë për zhvillim ekonomik më së shumti në këtë fazë të zhvillimit të sajë. Andaj vota juaj për kandidatet e AKR-se garanton ndryshim i cili do te ndodh vetëm me AKR-në ne qeverisje.

Merita Hyseni, me një entuziazëm të pashoq të pranishmëve në këtë tubi iu tha:”Ju e dini që kam qenë edhe kandidate për asamble komunale mirëpo nga fshati Uglar ishim 4 dhe nuk arritëm asnjë të shkojmë, sidoqoftë unë ju falënderoi për mbështetjen. Ka qenë një motiv me shumë ku sot jam kandidate për deputete në Parlamentin e Kosovës.

Kandidatura ime nuk është privilegje vetëm për mua dhe familjen time ky është privilegje edhe për gjithë fshatin dhe Anamoravën, pasi që jam edhe kandidatja më e re. Unë kam hy me përgjegjësi qytetare për të fituar dhe që t’i shërbej edhe fshatit edhe qytetit, të moshuarve dhe të rinjve. Jam e gatshme që të jap kontributin tim dhe do të jem një zë i fuqishëm në parlament. Unë kam hy në AKR sepse besoj në programin e AKR-së , në liderin e saj zoti Pacolli, i cili është një njeri shumë i madh një njeri që e njeh e gjithë bota, një njeri me aktivitete të shumta humanitare ku në të ardhmen edhe pretendoj te ndjek rrugën e tij. Unë jam këtu me ju, jam në mesin e juaj, nuk kisha mundë me punuar pa bashkëpunim nëse më jepni këtë mbështetje ne do të rrugëtojmë së bashku, do të punojmë së bashku. Kisha dashtë me 8 qershor të më mbështetni, ju betohem nëse e marr mbështetjen e juaj kam me ia kthye sytë e AKR-së në Uglarë, Gjilan dhe gjithë Anamoravën. Pas 4 vite nuk keni me më votuar për deputete por jam e bindur që ju keni më mbështetë dhe përkrahë për kryetare të Gjilanit” përfundoi z. Hyseni.
Përkrahje dhe kontribut të veçantë këtij takimi i dha edhe aktivisti politik nga diaspora, ish drejtori i shkollës Ismet Hyseni./rajonipress/