KKGJILAN

Banorët e fshatit Skifteraj, të shqetësuar me hedhjen e mbeturinave

/ 2 minuta lexim

Viti – Në fshatin Gjylekar (Skifteraj), Komuna e Vitisë, në periferi të fshatit, është formuar një deponi e mbeturinave, në mënyrë jo legale. Në këtë vend mbeturinat hidhen nga të gjitha anët, përpos dukjes jo të mirë që shkaktojnë këto mbeturina, ato po na e dëmtojnë edhe shëndetin tonë thuhet nga banorët e fshatit Skifteraj.

Ujërat nga të reshurat atmosferike, kthehen në drejtim të fshatit, dhe si shqetësim nga ne është se ato ujëra mundë të depërtojnë në puset tona që i shfrytëzojmë për pije thonë banorët e fshatit Skifteraj.

EVSB, e Vitisë, apelon tek të gjitha institucionet përgjegjëse të Komunës së Vitisë, që të marrim masat e duhura, dhe sa më parë të eliminohet kjo deponi ilegale, ftohen edhe qytetarët që mos të hedhin mbeturina nga do dhe kudo, sepse ato përpos që vendit i japin një pamje të shëmtuar, mbeturinat paraqesin edhe pa siguri t’jera, siç janë :Përhapja e epidemive të ndryshme, ndotja e ambientit, kundërmimi, grumbullimi i qenve endacak etj.

Eco Higjiena

EVSB, fton institucionet Komunale dhe qytetarët Vitisë, që të gjithë së bashku ta ruajmë natyrën, ta mbrojmë atë, sepse duke mbrojtur natyrën e pastër e mbrojmë dhe shëndetin tonë.

Të gjitha këto pamje që duken në foto, tregojnë pa përgjegjësi institucionale dhe qytetare, paraqesin pa siguri dhe shqetësim tek banorët e fshatit Skifteraj ,thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së, Imri Emërllahu./rajonipress/