Hidromorava

Banorët e fshatit Skifteraj, si prioritet kanë renditur çështjen e ujësjellësit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit komunal 2020-2022, kanë vazhduar edhe të hënën pasdite. Ashtu siç edhe ishte paraparë, një diskutim i tillë është mbajtur me banorët e fshatin Skifteraj, ku anoret e këtij lokaliteti, kanë identifikuar problemet dhe nevojat që kanë, ndërkohë edhe kanë renditur prioritetet që ka fshati.

Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, ka njoftuar fillimisht banorët e Skifterajt për draft buxhetin për vitet në vijim.

Sipas tij, buxheti i paraparë nga niveli qendror nuk përmbush kërkesat e banorëve të komunës së Vitisë dhe potencoi se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri mbi pagat, dëmtohet buxheti komunal në veçanti në kategorinë e investimeve kapitale e cila është zvogëluar.

Mobi Casa

Rama theksoi se në krahasim me buxhetin e kaluar, buxheti i vitit të ardhshëm ka shënuar rritje për 905.940 euro apo për 7.95%.

Banorët e fshatit Skifteraj, si prioritet kanë renditur çështjen e ujësjellësit, si një ndër problemet më thelbësore që ka fshati.

Gjithashtu, si nevojë kanë potencuar edhe rregullimin e rrugëve bujqësore, kompletimin e projektit të ndriçimit publik, rregullimin e rrethojës së shkollës, nyjeve sanitare në shkollë, si dhe kërkuan qëndrueshmëri të projekteve. Interesimi i qytetarëve për këtë debat ishte e kënaqshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.