Fundamenti

Banorët e Berivojcës dhe Busavatës paraqesin kërkesat për investime në dëgjimet buxhetore

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka vazhduar ciklin e dëgjimeve buxhetore me banorët e fshatrave Berivojcë dhe Busavatë, në kuadër të përgatitjeve për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Qëllimi i këtyre takimeve është mbledhja e propozimeve dhe kërkesave të qytetarëve, të cilat do të shqyrtohen gjatë përpilimit të listës së projekteve që planifikohet të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.

Në dëgjimin e mbajtur në Berivojcë morën pjesë drejtorët Burbuqe Leka dhe Blerim Murina, së bashku me zyrtarë të tjerë komunalë, ndërsa në Busavatë i pranishëm ishte drejtori Blerim Murina me bashkëpunëtorë.

ARKATANA

Gjatë të dy takimeve, drejtoresha e Buxhetit dhe Financave, Dërmaku, prezantoi planifikimin buxhetor për vitin 2027, duke informuar qytetarët edhe për shumën e paraparë për investime kapitale dhe rëndësinë e përfshirjes së komunitetit në përcaktimin e prioriteteve zhvillimore.

Nga Komuna e Kamenicës bëhet e ditur se dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë edhe në lokalitetet e tjera, me synim që buxheti i vitit 2027 të reflektojë sa më shumë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.