Fundamenti

Banorët detyrohen ta mirëmbajnë vet rrugën e “Kumanovës”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Një pjesë e rrugës e njohur si rruga e Kumanovës është tërësisht e dëmtuar derisa banorët e kësaj pjese detyrohen që vet ta mirëmbajnë atë. Banorët thonë se komuna ka premtuar disa herë, por ende nuk është nisur asfaltimi i saj.

Arbeni i cili jeton dhe punon në Gjermani tha se kur vije nga atje nuk mund të rrijë duarkryq, por del në rrugë dhe bashkë me të tjerët e mirëmbajnë rrugën tashmë të dëmtuar.

Uji Dea

“Vërtet është e patolerueshme që Komuna ende nuk e ka kryer asfaltimin e kësaj pjese. Dikush duhet të sqarojë për këta banorë pse deri tani rruga ka mbetur e paasfaltuar” thotë ky banor.

Banorët thanë se do t`i shkruajnë edhe Lutfi Hazirit duke kërkuar prej tij që ta marr seriozisht asfaltimin e kësaj rruge të mbetur.”Ne po jetojmë në qytet kurse kushtet e infrastrukturës i kemi katastrofë” tha Arbeni./rajonipress/