Fundamenti

Bankat shtrëngojnë bizneset

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Bizneset në Kosovë rrezikojnë të futen në krizë edhe më tepër në mungesë të financimit. Ndërmarrjet në vend kanë humbur besimin e Bankave për kreditimi pavarësisht rritjes së kërkesës për kredi. E gjithë kjo shihet në rezultatet e një ankete për Klimën e Biznesit në Kosovë të përpiluar nga OEK, ku theksohet se ngadalësimi i aktiviteteve të ndërmarrjeve tregtare gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013 është reflektuar edhe përmes ngadalësimit të importit në këtë periudhë.

“Bankat deklaruan se gjatë TM2 2013, krahasuar me TM1 2013, kërkesa për kredi nga ndërmarrjet dhe ekonomitë familjare është rritur. Sa i përket standardeve dhe kritereve të aplikuara në kreditim, bankat deklaruan se gjatë TM2 2013 kanë shtrënguar kriteret për ndërmarrjet, më specifikisht për ndërmarrjet e mëdha dhe kreditë afatgjata.

Mobi Casa

Për sa i përket pritjeve për TM3 2013, kriteret për kreditë e ndërmarrjeve pritet të mbesin të shtrënguara, përderisa kërkesa për kredi nga ndërmarrjet pritet të rritet”, thuhet në raportin “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë” të Bankës Qendrore të Kosovës (Tribuna).