ARKATANA

Bankat rrjepin klientët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

BQK-ja e kapur nga oligarkia, nuk po e liberalizon tregun bankar.Bizneset dhe qytetarët nuk u bëjnë ballë tarifave të shtrenjta

Njohësit e kësaj fushe ankohen se BQK-ja nuk po bën asgjë për liberalizimin e tregut bankar në Kosovë, ndërsa përfaqësuesit e bizneseve thonë se bankat komerciale po i plaçkitin qytetarët dhe bizneset

Aktualisht në tregun bankar të Kosovës funksionojnë më shumë se 10 banka komerciale, por ekspertët e ekonomisë thonë se BQK-ja duhet që sa më parë të bëjë liberalizimin e tregut bankar të Kosovës.

Mobi Casa

Tregu bankar në Kosovë karakterizohet nga veprimtaria e degëve të bankave të huaja dhe shumë pak banka vendore. Nga 10 banka që operojnë vetëm dy janë me kapital vendor, kurse të tjerat janë banka ndërkombëtare, të cilat aktivitetin e tyre e zhvillojnë në vende të ndryshme të Ballkanit.

Me gjithë faktin se vazhdimisht është ngritur nevoja për një konkurrencë më të madhe të tregun bankar, për shkak të shtrenjtimit të shërbimeve të bankave ekzistuese, duket se një proces i tillë po pengohet nga ana e autoriteteve kompetente.

Jakup Hyseni, banor i Prishtinës, thotë se bankat komerciale në Kosovë i kanë shërbimet më të shtrenjta, qoftë për një pagesë një dërgim parash apo edhe për dorëzimin e parave të metalta. “Ndërkohë që në vendet e botës për këto shërbime nuk paguhet fare, kurse në Kosovë bankat tona po i zhvatin qytetarët për shërbime të tilla më të thjeshta”, ka thënë ai./kosova sot/