FIDANISHTJA

Bankat po i shkatërrojnë bizneset në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sektori bankar edhe më tej vlerësohet të jetë më fitimprurësi në Kosovë. Derisa bankat po vazhdojnë ta rrisin fitimin e tyre, ekonomistët në vend kanë thënë për gazetën se bizneset tjera po dëmtohen nga shërbimet e shtrenjta bankare, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Bankat kanë gjetur një treg të përshtatshëm në Kosovë, pasi edhe më tej vazhdojnë të jenë sektori më fitimprurës në vend.

Në raportin e stabilitetit financiar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) thuhet se vlera e profitit neto të bankave gjatë vitit 2018 ka arritur në 88 milionë euro, që do të thotë se profiti i sektorit bankar i Kosovës shënoi rritje vjetore prej 3 për qind.

UBT

Në këtë fitim, që vlerësohet të jetë mjaft i madh, ka ndikuar rritja e të hyrave nga interesi, qarkullimi voluminoz i parasë dhe çmimet e larta të produkteve të shërbimeve bankare. Po ashtu, sipas BQK-së, norma mesatare e interesit në kredi u zvogëlua në 6,6 për qind, ndërsa ajo në depozita u ngrit lehtësisht në 1,3 për qind.

Derisa bankat kanë rritur fitimin, ekonomive familjare në Kosovë u është rritur borxhi. Sipas të dhënave të publikuara, borxhi i ekonomive familjare vazhdoi trendin e rritjes së vitit 2018. Kështu, tashmë borxhi i brendshëm ndaj sektorit bankar ka shënuar rritje prej 11,2 për qind.

Analistët ekonomikë në vend kanë shprehur shqetësimin e tyre për dëmet që po u bëhen qytetarëve e bizneseve nga bankat. Sipas tyre, kreditë në Kosovë janë më të shtrenjtat në rajon, të cilat rrjedhimisht më pastaj po ndikojnë edhe në mbylljen e bizneseve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.