UBT

Bankat nuk ndalen, fitojnë afër 70 milionë euro

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Bankat në Kosovë në nëntë mujorin e parë të këtij viti kanë arritur që t’i rrisin fitimet e tyre për 23 milionë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë.

Këto banka gjatë periudhës janar-shtator kanë fituar 69 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprakë kanë fituar 46.9 milionë euro.

Raporti i Sistemit Financiar i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili është publikuar sot, njofton se gjatë kësaj periudhe kohore edhe kreditë kanë shënuar rritje, raporton ORAinfo.

UBT

Vlera e kredive ka arritur në 1,993euro, duke shënuar rritje prej 7.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas raportit, prej tyre 1 miliard e 322 milionë euro janë kredi për ndërmarrjet dhe 664 milionë euro për ekonomitë familjare.

Rritje po ashtu kanë shënuar edhe depozitat për 5.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë. Vlera e depozitave gjatë kësaj periudhe ka arritur në 2 miliardë e 656 milionë euro. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.