Mobi Casa

Bankat kosovare 107 milionë euro fitim për 11 muaj

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Më shumë se 107 milionë euro është profiti i pastër neto i bankave komerciale që operojnë në vendin tonë vetëm gjatë periudhës janar- nëntor 2021.

Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se gjatë periudhës janar-nëntor 2021 të hyrat e bankave ishin 292,5 milionë euro, shpenzimet totale 184,9, deri sa fitimi i pastër net 107.5 milionë euro, deri sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishte dukshëm më i ulët 70,8 milionë euro.

Gjatë kësaj periudhë kohore me fitim rekord parfumuan edhe Institucionet Mikrofiannciare, ku sipas BQK-së fitimi i pastër i tyre vetëm për 11 muaj ishte 12.9 milionë euro, deri sa vitin paraprak e kishin mbyllur me 1,1 milionë euro humbje.

Hidromorava

Edhe kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë gjatë periudhës janar-nëntor 2021 e kanë përmbyllur më 5,9 milionë euro fitim, deri sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak kishin regjistruar një profit prej 4,9 milionë euro.

Përndryshe, bankat komerciale në Kosovë kanë 3506 të punësuar, ku nga gjithsej 11 banka komerciale që operojnë në vend, 9 prej tyre janë me kapital të huaj dhe dy me kapital vendor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.