UBT

Bankat i shtrenjtojnë shërbimet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pavarësisht fitimeve të mëdha që kanë institucionet bankare në Kosovë, ato po vazhdojnë t’i shtrenjtojnë çmimet për shërbimet edhe më tutje. Së fundmi ato i kanë shtrenjtuar provizionet për pagesa dhe për disa shërbime tjera. Studenti, Naser Dibrani kishte shkuar ta bënte një pagesë për diplomë në bankën “Procredit” në shumën prej 5 euro, ndërsa provizioni për këtë shërbim i kishte kushtuar 2 euro.

Më herët Dibrani thotë se për këtë shërbim kishte paguar vetëm 0.50 centë provizion i cili më vonë ishte rritur 1 euro, ndërsa tash të gjitha bankat e kanë bërë 2 euro. Dibrani këtë shërbim e konsideron ekstrem të shtrenjtë për standardin e Kosovës, e sidomos për një student që nuk ka të ardhura.

Uji Dea

“Pagesa për diplomë ka kushtuar 5 euro, ndërsa provizioni bankar kam paguar 2 euro në ‘Procredit Bank’. Ky shërbim është i tepërt për shkak se gati 50 për qind të shumës duhet t’i paguash për provizion, është e pakuptim që gati gjysmën e shumës ta paguash për shërbim”, thotë Dibrani për Gazetën Tribuna.

Riza Gashi ka një llogari kursimesh për fëmijën e tij në Raiffeisen Bank, mirëpo atij i ka ardhur një zarf nga banka që i tregon se do të aplikohet tarifa prej 1.99 euro në muaj…(Tribuna)