United Hospital

Bankat fituan 36 milionë euro nga tarifat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bankat Komerciale në vend gjatë vitit 2012 kanë fituar hiç më pak se 36.4 milionë euro nga tarifat dhe komisionet, e ku vërehet një rritje prej 9 për qind, apo 3.2 milionë euro më shumë se vitin 2011.

Instituti për Studime të Avancuara “GAP” ka publikuar të hënën “Bankometrin”, në të cilin janë prezantuar zhvillimet e fundit në sektorin bankat në vend.

Në studimin e “GAP”-it thuhet se bankat në Kosovë ngarkojnë përdoruesit e tyre me tarifa për shumë shërbime që në vende tjera ofrohen falas.

ARKATANA

“Në bazë të bisedave joformale, përgjigjja e zyrtarëve të bankave ka qenë se për shkak të kostos nga ngarkesa e madhe në sportele dhe me qëllim të edukimit të klientëve për përdorim të e-banking ata detyrohen të aplikojnë tarifa për shërbimet e tyre në sportele. Në bazë të tabelës së tarifave për produkte dhe shërbime bankare ne kemi vërejtur se disa lloje të pagesave siç janë: ekzekutimi masiv i pagesave, KOSGYRO pagesat dhe pagesat e studentëve ofrohen falas nëse ato kryhen përmes e-banking, mirëpo kjo gjë nuk ndodh edhe në sportele”, thuhet në raport, shkruan gazeta Zëri.

Më tej thuhet se kjo metodë e bankave komerciale që të nxisin klientët të përdorin e-banking si shërbim me kosto më të ulët po duket e efektshme. Në vitin 2012, numri i transaksioneve të kryera me e-banking ka pasur një rritje për 30 %, ndërsa gjithsej numri i transaksioneve të kryera përmes e-banking përbën 12 % të transaksioneve të kryera në total.

“Në anën tjetër, në bazë të statistikave të BQK-së, gjatë vitit 2012, fitimet nga tarifat dhe komisionet te bankat komerciale kanë shënuar ngritje për 9 % (3.2 milionë euro), apo 36.4 milionë në total, gjë që tregon se përfitimet nga tarifat dhe komisionet janë shumë më të larta se kostoja e ofrimit të tyre”, thuhet në “Bankometrin” e Institutit “GAP”. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.