Fundamenti

Bankat 5.3 milionë euro fitim për një muaj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bankat komerciale në Kosovë edhe më tutje vazhdojnë të fitojnë shuma të mëdha parash, derisa bizneset tjera ndodhen në krizë të rëndë financiare. Bazuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet qartë se gjatë muajit mars të këtij viti të gjitha bankat komerciale në vend shënuan një profit të naftës neto prej 5.3 milionë euro, derisa në dy muajt paraprakë, janar dhe shkurt, kishin regjistruar një profit të pastër neto prej 11.5 milionë euro.

Më tej në raportin e BQK-së shihet se të hyrat e bankave gjatë muajit mars kanë arritur në 19.7 milionë euro, derisa së bashku gjatë muajit janar dhe shkurt kishin pasur të hyra prej 37.9 milionë euro. Ndërkaq, gjatë muajit mars, gjithnjë duke u bazuar në raportin e fundit të BQK-së, shihet qartë se shpenzimet kanë qenë 14.3 milionë euro, e derisa në dy muajt paraprakë shpenzimet e bankave kishin arritur në 26.5 milionë euro.

FIDANISHTJA

Gjithnjë bazuar në raportin e BQK-së shihet sa gjatë kësaj periudhe kohore në Kosovë ka pasur rënie të interesit në kredi, por edhe rënie e normës së interesit në depozita.

“Gjatë muajit mars të këtij viti norma mesatare e interesit për kredi ka qenë 7,4 % derisa një muaj më herët ajo ka qenë 8 %. Ndërkaq norma mesatare e interesit në depozita gjatë muajit mars të këtij viti ka qenë 0,9 %, derisa një muaj më herët ajo ka qenë 1 %”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.