HW

Banka Botërore: Rritja ekonomike në Kosovë më e ulët se e vitit të kaluar

/ 2 minuta lexim
HW

Zyrtarët e Bankës Botërore të martën kanë prezantuar raportin e tyre më të ri për ekonominë në Evropën Juglindore, Kosovën dhe për rajonin si tërësi i cili fokusohet në performancën dhe perspektivën ekonomike në vendet e Evropës Juglindore si dhe në faktorët që ndikojnë në parashikimet për rritjen ekonomike.

Me këtë rast zyrtarët e BB-së, thanë se për vitin 2016, rritja ekonomike në Kosovë është parashikuar të jetë 3.6 për qind, që i bjen se kjo rritje është më e ulët se 3.9 për qind sa ishte në vitin e kaluar, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Kështu u tha gjatë prezantimit vjetor të Bankës Botërore për Kosovën.

ARKATANA

Ekonomisti i BB-së, Agim Demukaj, tha se kjo rritje është solide dhe e ngadaltë dhe se rritja parashihet të jetë 3.7 përqind deri në vitin 2018.

Sipas Demukaj, rritja ekonomike e mjaftueshme për Kosovë do të ishte 7 përqind për zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë.

Ai tha se ka rënie të investimeve të huaja për këtë vit si shkak i dështimeve të privatizimit të Brezovicës dhe Telekomit të Kosovës. Ekonomisti, Demukaj tha se buxheti do të ketë për këtë vit dhe vitet e ardhshme presion buxhetor nga numri i madh i veteranëve të ish-gueriles së UÇK-së që sipas Qeverisë së Kosovës janë mbi 60 mijë sish.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.