FIDANISHTJA

Banka Botërore ka miratuar aplikimin e Gjilanit për komponentën e llogaridhënies Sociale‏

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit edhe zyrtarisht sot është informuar nga Banka Botërore, për miratimin e aplikimit të Gjilanit për komponentën e llogaridhënies sociale, që ka qëllim angazhimin dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje lokale dhe qëndrueshmërinë sociale në praktikën e komunës, për të përmirësuar integritetin, transparencën e organizatës dhe llogaridhënies, si dhe efikasitetin e ofrimit të shërbimeve publike dhe aseteve publike të menaxhimit.

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, ka thënë se kjo marrëveshje është një mbështetje për Gjilanin në kuadër të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.

Hidromorava

“Aplikimi i Komunës së Gjilanit për komponentën e llogaridhënies sociale, sot jemi informuar se është miratuar nga Banka Botërore. Përmes këtij memorandum synohet që të pajisen dhe përgatiten zyrtarët lokal të zgjedhur, zyrtarët dhe stafi teknik, për të menaxhuar efektivisht zhvillimin urban, për rritjen gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve qeverisë në programe të reformës. Aktivitetet e parapara që do të ndërmerren në Komunën e Gjilanit do të mbulojnë dy hapa kryesorë, atë për kryerjen e përgjegjshmërisë sociale dhe Vlerësimin e Përfshirjes Qytetare në fazën e parë të projektit dhe e dyta është aktivitetet për të hartuar Planin e Veprimit për strategjitë prioritare të miratuara”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Ai poashtu ka potencuar se mbështetje të fuqishme në këto dy shtylla do të kemi nga Banka Botërore, por angazhimi do të jetë edhe i Komunës njëkohësisht në përmbushjen dhe zbatimin e këtij memorandumi, sepse e gjithë kjo po bëhet në interesat e qytetarëve, por edhe transparencës duke qenë komponenta e llogaridhënies përherë e më e avancuar në Komunën e Gjilanit në përgjithësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.