United Hospital

Banka Botërore e shqetësuar për çmimin e lartë të energjisë nga “Kosova e Re”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Banka Botërore ka identifikuar disa të meta në projektin energjetik “Kosova e Re”. Vërejtjet nisin nga mënyra e tenderimit në dy faza, niveli i lartë i IRR-së (norma e brendshme e kthimit) e deri tek mënyra dhe koha e llogaritjes së IRR-së.

Këto vërejtje të tjera të bëra nga një ekip i Bankës Botërore, që ka qëndruar në Kosovë, kanë pasur si qëllim final frikën nga çmimi i lartë i energjisë elektrike që mund të dalë nga ky termocentral.

Aktualisht siç janë duke ecur punët, ky institucion financiar beson se marrëveshja për ndërtimin e këtij termocentrali nuk është e përshtatshme për Kosovën, pasi qytetarët nuk do të mund t’i përballojnë çmimin e energjisë elektrike.

United Hospital

Një nga shqetësimet e Bankës Botërore që iu është prezantuar qeveritarëve ka qenë mungesa e informatave për koston finale të projektit. Ky institucion beson që kostoja finale mund të jetë shumë më e lartë sesa që mendohet aktualisht nga personat e përfshirë në projekt. Kjo kosto e lartë do të prodhojë çmim të papërballueshëm të energjisë elektrike që do të dalë nga “Kosova e Re”

http://koha.net/?id=27&l=68351

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.