FIDANISHTJA

Banka Botërore do ta ndihmoj Kosovën për zhvillim ekonomik dhe ulje të papunësisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Financave Agim Krasniqi, priti në takim Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli, ku biseduan për suksesin dhe sfidat e implementimit të portfolios së Bankës Botërore në Kosovë.

Ata u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në fushat të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik, në politikat sociale, në uljen e papunësisë, në arsim dhe shërbime shëndetësore cilësore.

Mobi Casa

Gjatë takimit të dyja palët u dakorduan që në kuadër të portfolios së përbashkët të ndërmerren hapa për të siguruar që projektet të kenë ecurinë e duhur në implementimin e tyre.

Ministri Krasniqi duke falënderuar Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore ka qenë shumë i mirë dhe se projektet e financuara nga Banka Botërore kanë dhënë rezultatet e tyre në shoqërinë tonë, dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen drejt financimit të projekteve me impakt në zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.