ARKATANA

Banka Botërore dhe “Contour Global”, mospajtime për “Kosovën e Re”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Banka Botërore po kërkon që kompania që pritet të financojë ndërtimin e termocentralit të ri (“Contour Global”) të mos ketë gisht në operimin dhe mirëmbajtjen e këtij termocentralit.

Kushtëzimet e vëna nga Banka Botërore e kanë ngadalësuar avancimin e negociatave për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, shkruan sot Koha Ditore.

Banka Botërore po kërkon që kompania që pritet të financojë ndërtimin e termocentralit të ri (“Contour Global”) të mos ketë gisht në operimin dhe mirëmbajtjen e këtij termocentralit. Burime të gazetës kanë sqaruar se kërkesa e BB-së është e bazuar në parandalimin e rritjes së shpenzimeve operative dhe sidomos shpenzimeve për mirëmbajtjet e vogla dhe ato kapitale. Rritja e këtyre shpenzimeve do të kishte ndikim direkt në çmimin e energjisë që do të prodhohet nga ky termocentral.

Mobi Casa

E kompania “Contour Global”, e vetmja në garë për financimin e ndërtimit të termocentralit me kapacitet prej 600 megavatesh, nuk është duke i pranuar kushtet e Bankës Botërore. Ajo po kërkon me çdo kusht që të ketë të drejtën për operim dhe mirëmbajtje me asetet e saj, pasi parashihet të jetë pronare e vetme e termocentralit 600 megavatesh.

Tenderi për termocentralin “Kosova e re” ishte ndarë në dy pjesë.

http://koha.net/?id=27&l=59556

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.