Uji Dea

Banditët e Shqipërisë tmerrojnë transportuesit kosovar

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Jakup Berisha është kryetar i Shoqatës së Operatorëve, Transportuesve dhe Agjencive Turistike në Kosovë. Berisha është i revoltuar me gjestet e fundit që i kanë ndodhur personalisht kompanisë së tij, por edhe transportuesve tjerë kosovar që hynë në drejtim të Shqipërisë. Berisha tha se banditët e Shqipërisë në Kukës i kanë dëmtuar autobusët e tij duke i shkaktuar dëme në vlerë të 4000 eurove. Policia edhe pse është ftuar nuk na ka ofruar ndihmë pavarësisht se 400 mijë njerëz i kemi dërguar vetëm këtë vit për pushime.

Jakup Berisha është indinjuar dhe i zhgënjyer me policinë e Shqipërisë e cila nuk i ka ofruar ndihmë transportuesve kosovar para dy ditësh në rrugën e Kukësit raporton rajonipress.

Berisha thotë se banditët në Kukës kanë vendosur pengesa të qëllimshme nga të cilat janë dëmtuar autobusët tanë. “Ata vet kanë hedhur pengesa në rrugë për të shkaktuar dëme tek autobusët tanë. Ishte një situatë e tmerrshme sepse ishte muzgu i mbrëmjes dhe autobusët tanë u paralizuan nga dëmi që shkaktuan ata, derisa u krijua një panik tek udhëtarët. Vlera e dëmit llogaritet mbi 4000 euro” thotë Berisha.

Berisha thotë se nuk është i habitur me gjestet e keqbërësve – banditëve në Kukës sa është i revoltuar me sjelljen e policisë së shtetit e cila edhe pse është ftuar me kohë fare nuk ka ardh në vendin e ngjarjes. “Kishim përshtypjen se policia ishte e koordinuar me banditët” tha Berisha.

KKVITI

Berisha thotë se mbi 400 mijë njerëz kanë hyrë vetëm këtë vit nga Kosova në Shqipëri dhe janë këta operator kosovar që kanë bërë këtë të mundur dhe në fund të sezonës gjithmonë na ndodhë kështu. “Duhet ta them publikisht se si kryetar i operatorëve dhe transportuesve kosovar ne jemi detyruar që për çdo autobus të paguajmë policinë kufitare nga 5 euro. Ky është ryshfet publik që duhet të ndalohet me çdo kusht” shprehet Berisha.

Berisha thotë se në të njëjtën ditë kur janë dëmtuar autobusët e kompanisë së tij “Merkatori” janë dëmtuar edhe tri vetura luksoze kosovare. “Unë apelojë tek shteti dhe tek policia e Shqipërisë që të jenë aktive në rrugën Kalimash dhe dalje e Kukësit. Rruga duhet të sigurohet nga këta banditë që vetëm dëm i sjellin turizmit dhe neve si operator” shprehet Berisha.

Është e pafalshme që policia të hesht dhe mos ta hetojë rastin e dëmtimit të autobusëve tanë tha Berisha./rajonipress/