UBT

Bandat e nëntokës dhe politikës po na humbin milionat

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Vazhdimi i bashkëjetesës korruptive, në mes të politikës së inkriminuar dhe drejtësisë se kriminalizuar në shtetin e Kosovës, po i kushton rëndë Kosovës.

PASOJAT E QEVERISJEVE TË INKRIMINUARA

Dominojnë lidhjet kriminale pushtet-biznes-klientelë mafioze

“Në Kosovën e “lirë dhe demokratike” ka mbi tetë vjet që bashkëjetojnë politika e inkriminuar dhe drejtësia e kriminalizuar. Pasojat e kësaj lidhjeje kriminale politikë-drejtësi dhe korrupsionit endemik, vendit tonë janë duke i kushtuar miliona euro investime të humbura”, thekson analisti Florim Zeqa

Fundamenti

Vazhdimi i bashkëjetesës korruptive, në mes të politikës së inkriminuar dhe drejtësisë se kriminalizuar në shtetin e Kosovës, po i kushton rëndë Kosovës. Edhe pse në praktikat e funksionimit të shteteve demokratike të fuqisë së ligjit, në një shtet ligjor politika nuk guxon të futë duart në drejtësi, por në Kosovë po ndodh e kundërta, Kosova po i paguan pasojat e kësaj lidhjeje të kriminalizuar politike-drejtësi dhe korrupsionit endemik, duke humbur miliona euro investime në formë të grantit nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), por jo vetëm këto. Janë edhe dhjetëra miliona të tjera të investitorëve të brendshëm kosovarë, që humben nga lidhjet e politikës me krimin, sepse ato investime vijnë nga njerëz që nuk janë pjesë e klanit ‘Pronto’, prandaj nuk mund të rrezikohen në një atmosferë pasigurie nga mungesa e sundimit të ligjit. Analistët politikë vlerësojnë se në asnjë shtet të lirë dhe demokratik ku funksionon ligji, politika nuk guxon t’i futë duart në sistemin e drejtësisë, por në shtetin e Kosovës që pretendon të jetë i tillë po ndodh pikërisht e kundërta. “Në Kosovën e “lirë dhe demokratike” ka mbi tetë vite që bashkëjetojnë politika e inkriminuar dhe drejtësia e kriminalizuar. Pasojat e kësaj lidhjeje kriminale politikë- drejtësi dhe korrupsionit endemik, vendit tonë janë duke i kushtuar miliona euro investime të humbura nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC)”, potencoi Zeqa, shkruan gazeta Kosova Sot.

Faturën e paguajnë qytetarët

Me këtë konstatim të analistit Zeqa pajtohet edhe analisti Blerim Burjani. “Kosova po paguan koston e krimit dhe korrupsionit, lidhjes së tij me politikën, në të gjitha segmentet e interesit të përfitimit nga organizatat kredibile ndërkombëtare”, u shpreh ai. Sipas tij, një faturë të madhe po e paguajmë tek procesi i dështuar i liberalizimit, për të cilin ekziston bindja se edhe po të ratifikohet demarkacioni, prapë nuk do të ketë liberalizim për shkak të mospasjes rezultat në luftimin e korrupsionit, në mungesë të dëshmive për raste të zgjidhura nga gjykatat që ndërlidhen me korrupsionin. “Tani edhe humbja e këtij rasti për të përfituar nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit flet mjaft. Rastet e pasurimit pa bazë, procesi i kriminalizuar i privatizimit e shumë gjëra të tjera, pastaj keqpërdorimi me punësim partiak e familjar, uzurpime me borde, duke dërguar njerëz të paaftë dhe të padijshëm janë raste që po ndikojnë keq në procesin e integrimeve në BE dhe në qasjen e Kosovës në shumë organizata financiare ndërkombëtare, nga të cilat mund të përfitohen fonde zhvillimore”, tha Blerim Burjani. Se imazhi i shtetit të Kosovës , në këto vitet e passhpalljes së pavarë- sisë është duke u rrezikuar seriozisht nga lidershipi qeveritar, për shkak të dështimit në luftimin e krimit dhe korrupsionit, pajtohet edhe analisti Hidajet Ahmeti. “Nuk ka dyshim se drejtësia në Kosovë vepron në mënyrë selektive dhe është e dirigjuar kryekëput nga politika. Kemi me qindra raste të çështjeve madhore, ku drejtësia ka qenë e dirigjuar nga politika. Drejtësia në Kosovë vepron në mënyrë selektive, duke u marrë me raste, që nuk çojnë peshë aq të madhe, kurse me raste madhore, të cilat ia zbehin imazhin dhe ia humbin kredibilitetin shtetit të Kosovës as që merret fare, jo pse nuk ka dijeni dhe profesionalizëm për t’i çuar proceset në fund, por për shkak se nga aty mund të prishet rahatia e ndonjë politikani”, tha Ahmeti për “Kosova Sot”.