United Hospital

Bandat e drejtësisë të përballen me ligjin

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë thënë se deri më sot askush në Kosovë nuk ka marrë përgjegjësinë për dështimin e sistemit të drejtësisë, ngase, sipas tyre, këtë nuk mund ta marrin përsipër ata, pra autorët e rrënimit të sistemit të drejtësisë, ata të cilët e kanë kapur dhe personalizuar të drejtën shtetërore dhe atë publike, politikën, pushtetin dhe drejtësinë, derisa ata thonë se ajo e cila e ka bërë këtë dështim dhe këtë zymti në Kosovë është politika e të gjitha partive politike, e lidershipeve dhe elitave të saj.

Dikush duhet ta marrë përgjegjësinë për degradimin e madh

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë thënë se deri më sot askush në Kosovë nuk ka marrë përgjegjësinë për dështimin e sistemit të drejtësisë, ngase, sipas tyre, këtë nuk mund ta marrin përsipër ata, pra autorët e rrënimit të sistemit të drejtësisë, ata të cilët e kanë kapur dhe personalizuar të drejtën shtetërore dhe atë publike, politikën, pushtetin dhe drejtësinë, derisa ata thonë se ajo e cila e ka bërë këtë dështim dhe këtë zymti në Kosovë është politika e të gjitha partive politike, e lidershipeve dhe elitave të saj.

Ndaj është shtruar edhe çështja se a do duhej që qeveria e re ta kishte prioritet sundimin e ligjit, dhe çfarë do duhej të bënte kryeministri i ardhshëm dhe ministri i Drejtësisë në këtë drejtim?. Po ashtu a do ta trondiste në themel sistemin e drejtësisë një proces i ‘Vettingut’ edhe në Kosovë. Për këtë dhe atë se a do mund të kthehej shpresa e qytetarëve tek drejtësia e re vetëm atëherë kur të pastrohet gjyqë- sori e prokuroria si dhe institucionet e tjera të shtetit pa dallim, flet shkrimi në vijim.

Analisti Skender Kapiti, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se deri më sot askush në Kosovë nuk ka marrë përgjegjësinë për dështimin e sistemit të drejtësisë, sepse siç tha këtë nuk mund ta marrin përsipër ata, pra autorët e rrënimit të sistemit të drejtësisë, ata të cilët e kanë kapur dhe personalizuar të drejtën shtetërore dhe atë publike, politikën, pushtetin dhe drejtësinë.Sipas tij, ajo e cila e ka bërë këtë dështim dhe këtë zymti në Kosovë është politika e të gjitha partive politike, e lidershipeve dhe elitave të saj.

Të denoncohen zyrtarët abuzivë

FIDANISHTJA

Kapiti thotë se populli shqiptar në Kosovë e ka humbur besimin tek politika, politikanët dhe te drejtësia. “Ndërkaq, ‘VETTING’-u në Kosovë është i vetmi mjet dhe e vetmja mënyrë për ta pastruar drejtësinë dhe politikën nga prangat e krimit dhe korrupsionit, është e vetmja mënyrë e duhur për ta vënë në funksion ligjin, shtetin dhe demokracinë. ‘VETTING’- u, i cili duhet të shtrihet në tri dimensione për gjyqtarët dhe për politikën: në atë se si e kanë krijuar ata pasurinë marramendëse, në hetimin dhe zbulimin e lidhjeve të tyre me krimin, si dhe me aftësimin e tyre profesional. Vetëm kështu pastrohet gjyqësori dhe politika nga individët e korruptuar dhe me rekorde kriminale”, u shpreh ai. “Ndërsa, kryeministri i ardhshëm i Kosovës duhet të veprojë guximshëm, ashtu sikurse ka filluar të bëjë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tani së fundmi pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, i cili ka nxjerrë dhe publikuar si fillim një ” listë të zezë” të gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve dhe punonjësve të korruptuar të administratës shtetërore të denoncuar nga publiku, të cilët fillimisht duhet të largohen nga puna, por edhe duhet të përgjigjen penalisht para drejtësisë. Andaj, nëse veprohet kështu seriozisht dhe jo sa për pastrim politik të administratës, kjo do të ishte një risi mjaft pozitive dhe duhet përshëndetur”, potencoi Kapiti.

Dështimi i ligjit favorizon kanunin

Analisti tjetër, Florim Zeqa, thotë se mosmarrja e përgjegjësisë nga askush për dështimin e drejtësisë përgjatë këtyre viteve të pasluftës, nënkupton përveç involvimit në këtë dështim edhe dëshirën e politikanëve për një situatë të tillë. Sipas tij, pothuajse të gjitha partitë politike kanë dështuar në drejtimin e shtyllës më të rëndë- sishme të shtetit, qofshin ata ministra apo zv.ministra, paanashkaluar të gjithë kryeministrat, e në veçanti siç tha ish-kryeministrin Thaçi (tani president i vendit), i cili qeverisi më së gjati dhe e katandisi më së keqi shtetin e Kosovës. “Sundimi i ligjit në Kosovë, përveçse brengë dhe shqetësim i qytetarëve, është bërë pikë e zezë në të gjitha raportet ndërkombëtare për Kosovën. Për çka një ‘VETTING’ nën monitorimin ndërkombë- tar do ta trondiste në themel drejtësinë e stërkequr kosovare, gjegjësisht prokurorët dhe gjykatësit me pasuritë e tyre milionëshe të krijuara përmes procesit të korruptimit permanent e të pandalshëm ndër vite së bashku me drejtuesit shtetërorë”, tha ai. “Ndërsa pavarësisht faktit se kush do të vijë në kreun e ekzekutivit, qeveria e re duhet ta ketë prioritet sundimin e ligjit, gjegjësisht depolitizimin e plotë të sistemit të drejtësisë, ngase vetëm emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve me duar të pastra dhe pa ngarkesa partiake apo ideologjike, do të kthente shpresën e qytetarëve tek drejtësia vendore. Në të kundërtën qytetarët drejtësinë do ta kërkojnë përmes ligjeve të vjetra zakonore (Kanunit), ndërsa sa të tjerë do të mbeten në pritje të drejtësisë ndërkombëtare”, potencoi Zeqa.

Duhet reformë e thellë

Profesori i së drejtës, Riza Smaka, ka konsideruar se qeveria që pritet të themelohet së shpejti në qoftë se nuk e realizon me përkushtim ‘Vetting’-un, pra riorganizimin esencial dhe substancial të sistemit të drejtësisë dhe nëse nuk e vë në fokus, në rendin e parë të agjendës politike fuqizimin funksional të sistemit të drejtësisë apriori do të ishte dështake dhe në anën tjetër do të ishte zhgënjim i madh për qytetarët tanë ngase siç tha “pa funksionuar sistemi i drejtësisë nuk mund të flitet për çfarëdo progresi në vendin tonë, sepse pa sistemin e drejtësisë u kuptua se nuk ka dhe nuk mund të ketë ligjshmëri dhe rregullsi, por as rend, qetësi e as disponim për punë dhe as politikë normale, prandaj kjo do duhej të ishte detyra parësore e qeverisë”, spikati për gazetën “Kosova Sot” profesori i së drejtës Riza Smaka.

Eksperti i çështjeve të drejtësisë, Blerim Burjani, ka nënvizuar se askush nuk mori përgjegjësin për dështimin edhe të qëllimshëm të sistemit të drejtësisë për gjithë këto vite të (mos) funksionimit të pas luftës. Për më kaq, sipas tij, po ashtu askush nuk u mor as seriozisht me këtë sistem, derisa e tëra kjo për shkaqe të ndryshme, por, siç tha, më së shumti duket të jetë shkak politika dhe qeverisja me shtetin, ngase askujt nuk i interesojë, që ky sistem të funksionoj në parametrat e kërkuar kushtetues. “Përndryshe në parim drejtësia është e pavarur, por që politika kryesisht është marrë në drejtim të saj, në mënyrë që të plotësojë disa kritere dhe kushte për organet e drejtësisë, sepse drejtësia është e pavarur gjersa më vonë duket se një gjë e tillë ka ndodhur në vazhdimësi, pra me kontrolle ndaj këtij sistemi, por edhe të disa institucioneve kyçe të drejtësisë e që mund të jenë KPK dhe KGJK”, theksoi ai. “Ndonëse, realisht këto vështirë mund të argumentohen sepse këtë mund ta argumentojnë vetëm organet e sipërpërmendura me kushtin se nëse veç dëshirojnë t’i kontribuojnë sistemit të drejtësisë”, ka thënë Burjani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.