Fundamenti

Ban ki Moon kritikon bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

New York – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së , Ban Ki Mun, ka bërë vërejtje për mungesë uniteti brenda bashkësisë ndërkombëtare lidhur me Kosovën.

Kështu thuhet në raportin e tij të përgatitur për mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit kushtuar Kosovës që do të mbahet me 21 gusht, njoftojnë mediet e Beogradit.

Sekretari Ban Ki Moon ka adresuar kritika serioze ndaj bashkësisë ndërkombëtare lidhur me raportet e Kosovës dhe Serbisë, thuhet në raport.

Vërejtja më serioze bëhet, siç thuhet aty, për shkak të mungesë së një koncensusi të gjerë brenda bashkësisë ndërkombëtare dhe ky fakt sipas raportit, vështirëson shumë arritjen e kompromiseve të domosdoshme mes palëve në procesin e zgjidhjes së problemeve midis Kosovës dhe Serbisë, citohet Ban Ki Moon.

Mobi Casa

Sipas medieve serbe të Beogradit të cilat thonë se kanë pasur qasje në raportin e Ban Ki Moonit, ky i fundit bën vërejtje edhe për politikat për kthimin e minoriteteve në Kosovë.

Në raport, sipas tyre, citohen të dhënat e Komesariatit të lartë për refugjatë sipas të cilave në tre muajt e fundit në Kosovë janë kthyer vetëm 131 persona, mes tyre 45 serbë, pesë romë, 36 ashkalinj dhe egjiptianë, 27 goranë, 12 boshnjakë dhe dy shqiptarë, që është përgjysmë më pak se vitin e kaluar. Si arsye përmenden incidentet që kanë ndodhur në Kosovë, si ai në Talinoc të Ferizajt, ku janë vrarë dy serbë si dhe kërcënimet që kanë marrë banorë serbë të kthyer në disa fshatra të komunës së Klinës.

Po sipas informacioneve të medieve serbe, me 21 gusht në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit pritet që Rusia të akuzojë Kosovën se është përzier në çështjet të brendshme të Libisë dhe Sirisë, siç thuhet aty, për gjoja trajnimin e rebelëve opozitarë nga këto dy vende.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.