FITORJA

Ban Ki-Moon kërkon krijimin e Gjykatës Speciale më së largu në fillim të 2015-s

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që më së largu në fillim të vitit të ardhshëm ta funksionalizojnë Gjykatën Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në raportin e tij të fundit mbi situatën në Kosovë, gjatë periudhës 16 prill-15 korrik, Ban Ki-moon flet edhe për situatën politike në vend, veçmas në veri të Mitrovicës pas ngritjes së tensioneve shkaku i ndërtimit të “Parkut të paqes” mbi urën e lumit Ibër.

UBT

Megjithëse zyrtarë të OKB-së kanë thënë se mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohet mbi raportin, do të mbahet më 25 gusht, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se ende nuk ka një datë zyrtare. Raportit prej 26 faqeve të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së i janë bashkëngjitur edhe dy aneks raporte.

Bëhet fjalë për raportin e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, mbi aktivitetet e misionit të EULEX-it në Kosovë, si dhe raportin e kryeprokurorit Clint Williamson për hetimet e kryera nga Task Forca Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së. /Koha Ditore

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.