GRANDEMALL

Ban Ki-moon: Jemi të shqetësuar me dhunën e opozitës në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

​Raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon në Kosovë ka shprehur shqetësimin për dhunën të cilën opozita po e përdor në Kosovë, duke vlerësuar se ky zhvillim ka kontribuar në shtyrjen e disa aspekteve të marrëveshjes në mes të Beogradit dhe Prishtinës, sidomos në formimin e Asociacionit.

Ai theksoi se e vlerëson angazhimin e Beogradit dhe Prishtinës për të vazhduar takimet në nivel të lartë në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, transmeton lajmi.net.

Raporti i përgatitur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon përfshin periudhën nga 16 tetori i vitit të kaluar deri më 15 janar të këtij viti, dhe do të diskutohet më vonë gjatë këtij muaji Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme gjatë kësaj periudhe përkundër dhunës politike gjatë protestave, thuhet ndër të tjera në raportin e siguruar nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Raporti vë në dukje se periudha është shënuar me ndërhyrje të vazhdueshme në pengimin e funksionimit të parlamentit të Kosovës nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët po protestonin pjesërisht për shkak të marrëveshjes së miratuar në gusht të vitit 2015 në kuadër të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE-së.

Uji Dea

“Përdorimi i vazhdueshëm i dhunës dhe retorikës nxitëse nga ana e opozitës është arsye për shqetësim serioz. Veprime të tilla janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, dhe ato mund të kenë ndikim negative për Kosovën”, ka thënë Ban Ki-moon.

“Unë i bëj thirrje të gjitha palëve që të dyfishojnë përpjekjet e tyre në interes të të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë. Unë e vlerësoj angazhimin e Prishtinës dhe Beogradit që të vazhdojnë takimet e nivelit të lartë në kuadrin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së në të ardhmen e afërt”, ka thënë ai.

Sipas tij, duke treguar angazhim të konsiderueshëm ndaj sundimit të ligjit në Kosovë kërkohet veprim i shpejtë dhe vendimtar për të siguruar vendosjen e plotë dhe funksionalizimin e Gjykatës Speciale dhe në këtë drejtim ka mirëpritur njoftimin e qeverisë holandeze më 15 janar se selia e institucionit është vendosur të jetë në Hagë.

“Unë pres që të gjithë pjesëmarrësit të punojnë në mënyrë efektive në drejtim të përfundimit të hapave të mbetur në përputhje me vendimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015”, ka thënë Ban Ki-moon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.