Fundamenti

Ban Ki-moon i shqetësuar për krizën politike në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nju Jork – Më 14 nëntor Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë raportin tremujor të radhës për Kosovën të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki – moon.

Siç merret vesh, Kosova e Serbia në këtë mbledhje do të përfaqësohen nga ministrat përkatës të jashtëm, Enver Hoxhaj e Ivica Daçiq.

Në raportin që përshkruan zhvillimet në vendin tonë nga 16 korriku deri më 15 tetor të sivjetshëm, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki – moon, shpreh shqetësimin për bllokadën e tejzgjatur në formimin e institucioneve dhe pasojat nga kjo.

ARKATANA

“Jam tepër i shqetësuar për bllokadën e tejzgjatur politike në Prishtinë dhe në efektet negative që ajo mund të ketë në progresin e arritur deri më tash në zhvillimin e institucioneve dhe proceseve demokratike në Kosovë. Fuqishëm, inkurajoj të gjitha etnitetet politike në Kosovë, posaçërisht liderët e tyre që t`i intensifikojnë përpjekjet për të ndërtuar mbi zgjedhjet e 8 qershorit dhe që bllokada aktuale të tejkalohet”, ka shkruar Ban.

Raporti lavdëron Policinë e Kosovës dhe sjelljet e Bashkësisë Islame të vendit në raport me radikalizmin fetar.
Këshilli i Sigurimit diskuton çdo tre muaj zhvillimet në Kosovë./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.