Fundamenti

Bamieh: Menaxhmenti i EULEX-it mafioz

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prokurorja britanike, Maria Bamieh, ka dorëzuar mbi 40 faqe argumente në Zyrën Kundër Mashtrimeve në Bruksel (OLAF), dhe Ombudsperson për shkeljet ligjore në EULEX. Në fillim të ankesës, që bart datën shtator 2014, Bamieh përshkruan në detaje të gjitha shkeljet, shkruan sot Koha Ditore.

Ua kujton këtyre autoriteteve se i ka 30 vjet përvojë pune si juriste e kualifikuar, gjatë së cilës kohë për tetëmbëdhjetë vjet të plota ka qenë prokurore.

“Kam fituar shumë raste të mëdha, të ndjeshme, vetëm në Kosovë”, shkruan ajo në ankesë.

Bamieh bën një përshkrim të detajuar të dyshimeve të para të ngritura për përfshirje të gjyqtarit Francesco Florit në korrupsion në rastin Tolaj që kishte nisur në vitin 2011.

Mobi Casa

Në letrën e ankesës përshkruan detajet e dyshimeve për përfshirje edhe të kryeprokurores Jaroslava Novotna në korrupsion.

“Kam pasur takim për çështjen e parkingut, pasi ma dhanë vërejtjen. Ishte marrë vendim në takimin me HOM-in që Matts Mattson të emërohej për mbikëqyrje që unë të mos viktimizohesha prej Jonathan Ratelit dhe Jaroslava Novotnas. Në takim ishte i pranishëm edhe Jarmo Helppikangas, drejtues i Divizionit ligjor. Dhe Matts mori përsipër këtë punë”, ka shkruar ajo.

“Por nuk bëri asgjë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.