Balsami, kundër dhimbjeve të kokës dhe stresit
Nëse shpesh ju mundojnë dhimbjet e kokës të shkaktuara nga stresi që ndikojnë edhe në përqendrim, atëherë thjesht duhet përgatitur këtë balsam që ju ndihmon të liroheni nga dhimbjet e kokës dhe kthjelloni mendjen.
Ky ilaç natyral mund të përgatitet në kuzhinën tuaj dhe ta mbani me vete sa herë që keni probleme me dhimbjet e kokës të shkaktuara si pasojë e stresit. Porsa të ndjeni se dhimbjet e kokës mund të shfaqen, lyeni me balsam ballin dhe provoni të relaksoheni.
Përbërësit: 1 lugë dyllë 5 lugë vaj bademi 18 pika vaj eterik të mentës 7 pika vaj borziloku 5 pika vaj eterik eukalipti. Në një enë tretni vajin dhe dyllin, përzieni derisa të shkrihen.
Vajrat eterike i derdhni drejtpërdrejtë në një kavanoz ku do të qëndrojë balsami, e sipër tyre hidhni ngadalë dyllin dhe vajin e tretur. Balsamin përzieni me lugë të drunjtë derisa të forcohet.


