Fundamenti

Balotazhi zbulon anën kriminale të partive

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Derisa kaloi pa asnjë vërejtje raundi i parë i zgjedhjeve lokale të këtij viti, kur u votua për asamble komunale dhe kryetar komunash, sulmet e partive filluan të drejtohen ndaj njëratjetrës vetëm pas balotazhit, madje edhe ato në finale të këtij procesi, duke drejtuar akuza për manipulim votash, blerje të votuesve, e shumëç- ka tjetër. Analistët politikë po e vlerë- sojnë këtë sjellje të partive si një konfirmim bindës, sipas të cilit po del se të gjitha partitë politike në Kosovë me këtë shpërthim akuzash, të vetmin qëllim e kanë vënë pushtetin e inkriminuar dhe jo shtetin ligjor.

Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet që të gjitha këto parti, kur vjen puna për bërjen e koalicioneve, harrojnë të gjitha akuzat që ia kanë bërë njeri- tjetrit dhe bëhen ” MIQ” me të vetmin qëllim, për të zhvatur këtë popull dhe këtë shtet. Sipas analistëve, partitë aktuale, pa asnjë dallim, po i shohin qytetarët vetëm si një makineri votuese, që përdoret një herë në katër vjet dhe pastaj lihet diku në harresë, sikur nuk ekzistojnë. Madje, për të qenë akoma më bindës fakti i qëllimit kriminal të kësaj kaste politike, flet edhe shpenzimi pa fund i parave në fushata zgjedhore, ndërsa më pas nuk i tregojnë kurrë financat reale që i përdorin për të ardhur në pushtet. Kjo ndodh, sepse përderisa mafio-oligarkët e kriminalizuar dhe nëntoka ua LAGIN FYTIN të gjitha partive në Kosovë, nuk ka shans që të kemi qeverisje të mirëfilltë as ne nivelin qendror, as në atë lokal, derisa edhe kjo drejtësi miope po dështon vazhdimisht që ta sjellë në bankën e të akuzuarve këtë mekanizëm mafioz,që dirigjon politikën dhe çdo gjë tjetër në Kosovë dhe po i detyron qytetarët, që ta braktisin sa më shpejt shtetin e tyre.

Zgjedhjet patën gjithnjë manipulime

Analisti politik Mustafë Kadriaj thotë se është fakt i pamohueshëm se që nga pas lufta e deri më sot, në zgjedhjet në Kosovë ka pasur vazhdimisht manipulime dhe devijim të votës së qytetarit. “Por, si rezultat i vërejtjeve të marra nga faktori ndërkombëtar dhe ambasadat, si ajo e SHBA-së dhe e Anglisë, po ashtu edhe shoqëria civile, partitë politike ndryshuan metodën, pra avancuan. Zgjedhjet e fundit janë karakterizuar me takime jo shumë të mëdha për dy arsye: e para, si rezultat i humbjes së besimit tek qytetarët nuk ndanin kohë as qytetarët për takime neveritëse me zyrtarët e partive politike, por i injoronin ata, dhe tani si opsion tjetër partitë futën në funksion metodën e ngarendjes derë më derë, që në parim ishte një ide shumë e mirë për të paraqitur programin para secilit qytetar, por këtu ndodhi pikërisht manipulimi më i madh, sepse i vetmi program që i shpalosën qytetarit ishin kuletat e partive politike, duke i joshur qytetarët e mjerë me para kesh, mbushje telefoni, dreka, darka dhe furnizim të shportës së konsumit”, u shpreh ai. “Kulmi i kësaj metode të suksesshme joligjore ishte dita e zgjedhjeve, duke u blerë votat e qytetarit në kafe dhe duke iu zënë pritën votuesve para qendrave të votimit”, tha Mustafë Kadriaj. “Balotazhi ka treguar tamam fytyrën e vërtetë të të gjitha subjekteve politike, ku të gjitha ato parime dhe akuza prej më të ndryshmeve ranë poshtë, u harruan akuzat që, për fat të keq, qytetarit i është marrë vota pikërisht me këtë kartë, ndërsa në balotazh i bashkoi interesi personal që ta krijon përshtypjen sikurse nuk ka ndodhur asgjë ose ka qenë një ëndërr”, theksoi Kadriaj për “Kosova Sot”.

Tensionimi i qëllimshëm i situatës

RCCOLA

Fytyra me dy maska, po zbulohet pas balotazhit me qëllim të kapjes kriminale të pushtetit nga të gjitha partitë politike, edhe sipas analistit Ali Hertica. “Dihet që ka pasur shumë raste kur votuesit jashtë qendrës së votimit marrin një fletëvotim të plotësuar, të cilin e fusin në kutinë e votimit. Ndërsa, fletëvotimin, të cilin e marrin në mënyrë të rregullt, e nxjerrin jashtë qendrës së votimit, dhe ky është një kriminalizim i madh i votës nëpërmes të blerjes nga militantët e subjekteve politike. I njëjti fletëvotim më pastaj plotësohet dhe përdoret nga një votues tjetër. Në këtë mënyrë ishte vjedhur vota”, theksoi ai. Edhe analisti Skënder Mulliqi pohon se derisa raundi i parë në dukje shkoi krejtë- sisht në rregull, degradimi ndodhi pas balotazhit. “Zgjedhjet lokale ishin demokratike, edhe pse jo legjitime, se dalja ishte nen 50 per qind të atyre të cilët kanë të drejtë vote. Por, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave shkaktoi befasi dhe krijoi një situatë tensionuese politike. Formimi i koalicioneve nuk kishin bazë programore, e as bazë ideologjike. Humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve lokale doli PDK-ja, e cila i humbi katër komuna”, u shpreh ai. “Para balotazhit pasuan arrestimet, më shumë si të motivuara politike, të katër aktivistëve të LVV-së, të cilat u dënuan me mbi 20 vjet burgim, dhe më pastaj pasuan, para mbajtjes së seancës së Kuvendit, edhe arrestimet e Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj- Bujupit, duke krijuar kështu një situatë të palakmueshme politike. Edhe kontestimi i rezultateve në Prishtinë, në Prizren e në Istog shkon në këtë kontekst”, tha Mulliqi për “Kosova Sot”.

Politikanët meritojnë ndëshkim

Analisti politik Faton Mehmeti thekson se derisa të gjitha partitë politike, tani pas balotazhit akuzojnë përsëri njëratjetrën për manipulim e vjedhje votash, derisa në prapaskena bëjnë koalicione për të filluar mandatin, flet shumë sa i takon inkriminimit të tyre. “Të gjithë janë të njëjtë, kanë të njëjtat qëllime dhe të njëjtin synim…që këtë popull ta zhvatin. Populli i hipnotizuar po u beson, edhe pse të njëjtët po i mashtrojnë që 18 vjet. Këtu edhe populli është fajtor që po u beson, duke rënë viktimë gati me qëllim. Kjo është e pafalshme për një shoqëri që synon të ecë tutje, të afirmojë vlerat evropiane. Derisa populli nuk përdor votën e ndëshkimit, do të kemi të njëjtën situatë të varfërisë”, potencoi ai. “Kjo është e pafalshme dhe ulëritëse për një shoqëri që voton verbërisht, dhe nuk ndëshkon ata që i dëshpërojnë qytetarët”, tha Faton Mehmeti. Sipas tij, duhet që me urgjencë populli të vetëdijesohet dhe mashtruesi e i inkriminuari përfundimisht të ndëshkohet.

(Kosova Sot)