HW

Balotazhi i burrave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vetëm dy kandidate femra janë në garë të balotazhit për kryetarë të komunave të Kosovës, përderisa në shtatëmbëdhjetë të tjera garojnë vetëm meshkujt.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të zhvillohen më 19 nëntor 2017, në garë për kryetare ka mbetur vetëm kandidatja e Alternativës për Komunën e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, si dhe kandidatja e PDK-së për Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, shkruan sot “Zëri”.

Ky numër minimal i grave në balotazh erdhi si pasojë e numrit të vogël të grave që partitë politike i kandiduan për kryetare komunash, respektivisht 7 nga 200 kandidatë.

Uji Dea

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Mitrovicën, Valdete Idrizi, thotë se nuk e ka aspak të lehtë garën duke qenë se, siç thotë ajo, numri i grave në jetën politike është i vogël.

Ajo është shprehur e shqetësuar për gjuhën diskriminuese ndaj gjinisë femërore nga kundërkandidatët e tyre.

“Nuk ka qenë e lehtë, sepse isha në garë me nëntë burra, por në të njëjtën kohë tash edhe kundërkandidati im në të shumtën e rasteve thotë se i duhet një zot shtëpie Mitrovicës dhe jo një zonjë. Kjo natyrisht që nuk më bën të ndihem mirë, sepse këtu po garojmë me vlera, me vizion e me përgatitje profesionale, me atë çka mund t’u ofrojmë qytetarëve dhe jo vetëm si grua apo burrë”, ka thënë ajo. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.