ARKATANA

Ballkanistët koordinohen kundër abuzuesve të vizave

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Vendet e Ballkanit pritet që të fillojnë hetime ndaj personave apo grupeve që stimulojnë migrimin ilegal në BE

Kërkesa e disa shteteve të Bashkimit Evropian për pezullimin e përkohshëm të vizave për disa nga vendet e Ballkanit perëndimor për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve, ka shtyrë vende ballkanike që të marrin masa preventive për të parandaluar shkakun e rikthimit të mundshëm të vizave.

Në një takim të përbashkët që kanë pasur në Tiranë, ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të Ballkanit me përfaqësuesit e BE-së, ballkanasit kanë shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar bashkërisht edhe me BE-në për të parandaluar migrimin ilegal në vendet e shengenit.

Komisionerja e BE-së për Çështjen e Brendshme, Cecilia Malmström e cila mori pjesë në punimet e Forumit dyditor Ministerial BE – Ballkani Perëndimor, ua shpjegoi pesë vendeve të Ballkanit për rrezikun e mundshëm të humbjes së lirisë për qarkullim pa viza në zonën shengen.

Ajo tha se vetëm brenda këtij viti në vendet e Bashkimit Evropian janë shtuar për 75 për qind kërkesat për azil nga vendet e Ballkanit perëndimor. Malmström kërkoi nga shtetet e Ballkanit për zbatimin e ligjit dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit.

GRANDEMALL

“Kapacitet e tyre duhen forcuar për një luftë më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit transanacional, duke përfshirë këtu edhe hetimet financiare. Përpjekje duhen bërë për konfiskimin e aseteve kriminale. Korrupsioni është mjaft i përhapur dhe mbetet shqetësues. Ai pengon hetimin dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe lejon infiltrimin e grupeve kriminale në sektorin publik dhe priva”, tha ajo, citon DW.

Vendet e Ballkanit, ndërkaq miratuan një deklaratë të përbashkët duke shprehur gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin e mëtejshëm operacional dhe shkëmbimin e informacionit me autoritetet përkatëse të vendeve anëtare të BE-së, në fushën e menaxhimit të kufirit, migrimit të parregullt, azilit dhe ripranimit në përputhje me legjislacionin.

Sipas deklaratës që doli nga Forumi i Tiranës, pritet që të fillojnë hetime ndaj personave apo grupeve që stimulojnë migrimin ilegal, si dhe do ndiqen penalisht ata që mundësojnë abuzimin e regjimit pa viza.

Po ashtu vendet e rajonit thanë se do të shtojnë kontrollin kufitare.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.