ARKATANA

Ballkani po plaket

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Serbia e Bosnjë dhe Hercegovina secila llogarit rreth 17 për qind të popullsisë së tyre me moshë 65 e më lartë. Në Kroaci (15 për qind) e Malin e Zi (13 për qind) popullsia e të moshuarve është më e vogël. Por 30 vjet më parë, kur vendet ishin pjesë e ish-Jugosllavisë, vetëm 8 për qind e popullsisë ishte 65 vjeç e lartë.

Me popullsinë e moshuar në rritje, qeveritë anembanë Ballkanit po zbulojnë se ka probleme të përbashkëta ndërsa punojnë për të përmirësuar shërbimet shoqërore për shtetasit e moshuar. Studimet kanë treguar se çështjet më të rëndësishme që ndeshin të moshuarit janë varfëria e vetmia.

Serbia e Bosnjë dhe Hercegovina secila llogarit rreth 17 për qind të popullsisë së tyre me moshë 65 e më lartë. Në Kroaci (15 për qind) e Malin e Zi (13 për qind) popullsia e të moshuarve është më e vogël. Por 30 vjet më parë, kur vendet ishin pjesë e ish-Jugosllavisë, vetëm 8 për qind e popullsisë ishte 65 vjeç e lartë.

Në Serbi, si në vendet e tjera në rajon, familja ende luan një rol mbizotërues në dhënien e mbështetjes shoqërore dhe kujdesit për shtetasit e moshuar.

Por gjithnjë e më tepër, qeveria po gjen mënyra të reja për të dhënë mbështetje.

Në 30 vitet e fundit, sipas Institutit të Gerontologjisë në Beograd, numri i strukturave të kujdesit afat-gjatë për të moshuarit është rritur për gati 20 për qind.

Sipas Fondit të Popullsisë të OKB-së, përpjekjet në sektorin publik për të përmirësuar më tej kujdesin për të moshuarit në Serbi përfshijnë reforma strukturore të sistemeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe krijimin e qendrave për shtetasit e moshuar.

Në vitin 2011, ministria e Punës dhe Politikës Shoqërore ri-krijoi Këshillin Kombëtar të Plakjes, një këshill këshillëdhënës i ekspertëve për qeverinë që ka për qëllim të sigurojë se një plan veprimi po zbatohet.

Hidromorava

“Për fat të keq, shumica e ministrive ende nuk shohin rolin e tyre e nuk e shohin këtë problem të plakjes si një çështje të rëndësishme në vendin tonë,” tha Marija Rakovic, zyrtare e programit kombëtar për Fondin e OKB-së.

Pensioni mesatar në Serbi është rreth 200 euro në muaj, i cili nuk është i mjaftueshëm për të përballuar ushqimin e ngrohjen gjatë muajve të dimrit.

Serbia ka rreth 1.4 milionë pensionistë, me rreth 500.000 prej tyre që marrin më pak se 150 euro në muaj, sipas Fondit Shtetëror të Pensionit e Sigurimit. Ajo shumë përfshinë ndihmën qeveritare që paguhet në këste tre-mujore.

Në Kroaci ka 1.5 milionë pensionistë e pensioni mesatar është rreth 300 euro në muaj. Mali i Zi ka rreth 100.000 pensionistë, me një pagesë mesatare prej 270 euro. Bosnja ka gati 400.000 pensionistë me pagesë mesatare rreth 200 euro.

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Çështjeve Shoqërore të Serbisë, Brankica Jankovic, tha se njerëzit e moshuar që jetojnë në varfëri dhe janë në zona të izoluara, janë veçanërisht të rrezikuar gjatë muajve të dimrit, kur kanë vështirësi të paguajnë për të ngrohur shtëpitë e tyre.

“Familjet me të moshuar të mbetur vetëm hyjnë patjetër në kategorinë e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë”, tha Jankovic. “Do t’i kushtojmë vëmendje të posaçme largësisë së familjeve të moshuara në zonat rurale, duke ditur se kanë nevojë për ndihmë më shumë se të tjerët. Një grua që jeton e vetme, veçanërisht një e ve, është kategoria më e rrezikuar e popullsisë së moshuar”, shtoi ajo.

Një e katërta e të moshuarve në Serbi pretendojnë se janë diskriminuar, e më shumë se gjysma thanë se shteti nuk tregon kujdes të mjaftueshëm për ta, sipas një sondazhi të kryer nga Qendra për Studimin e Zhvillimit Kulturor në Beograd, e cila heton çështjet kulturore në komunitetet vendore.

(SETimes)