Fundamenti

Ballkani në stilin e kampionit mposht Dritën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në javën e 31-të, në Suharekë, Ballkani ka mposhtur Dritën me rezultat 3-2, duke u afruar edhe më shumë drejt titullit të kampionit për herë të parë në historikun e saj.

Në një ndeshje mjaftë interesante “portokallinjtë” e Ballkanit, me plot meritë shënuan fitore dhe njiherit që nga kjo ndeshje është shpallur edhe kampion i Superligës.

Në minutën e 33-të, Meriton Korenica nga gjuajtja e lirë godet horizontalen e Malokut të Dritës. Në minutën e 50-të, zhbllokohet rezultati.

Ermal Krasniqi depërton gjuan për tokë ndërsa mbrojtësi Ilir Blakqori shtyn topin në rrjetën e tij duke shënuar autogol.

Në minutën e 54-të, portieri Faton Maloku gabon rend, në vend të pason tek Limani ai pason tek Nazmi Gripshi i cili nuk fal duke ngritur epërsinë në 2-0.

FIDANISHTJA

Futbollistët e Dritës rikthehen fuqishëm në lojë, pasi në minutën e 80 Almir Kryeziu ngushton epërsinë në 2-1, duke mposhtur portierin Stivi Frashëri.

Në minutën e 89-të, Përparim Islami harkon bukur me kokë Ardit Tahiri barazon në 2-2.

Në minutat shtesë të ndeshjes në minutën e 97-të, Ermal Krasniqi pas një kundërsulmi të shpejt me lehtësi mposht portierin Faton Malokun për rezultatin 3-2.

Pas kësaj fitore, Ballkani kryeson me 69 pikë, ndërsa Drita në pozitë të dytë ka tubuar 55 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.