ARKATANA

Ballkani në luftë me ISIS-in

/ 2 minuta lexim
HW

Maqedonia është shteti i radhës, pas Kosovës, Shqipërisë e vendeve tjera në Ballkan, ku autoritetet e sigurisë, kanë arrestuar persona të dyshuar për përfshirje në terrorizëm dhe radikalizëm.

Të enjten (dje) janë arrestuar nëntë persona të cilët dyshohen se janë të përfshirë në strukturat ekstremiste e terroriste të “Shteti Islamik” në Siri e Irak (ISIS), ndërsa është në kërkim edhe të 27 personave të tjerë, bëjnë të ditur autoritetet policore maqedonase.

Në mesin e të arrestuarve mësohet se është Rexhep Memishi, imam dhe ligjërues i Xhamisë në Tutunsuz në Gazi Babë.

ARKATANA

Ky aksion thuhet se është ndërmarrë kundër personave, të cilët kanë qenë të përfshirë në luftën e Sirisë dhe Irakut, por që edhe kanë nxitur dhe rekrutuar persona të caktuar për të marrë pjesë në luftërat jashtë vendit. “Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në formacione ushtarake jashtë vendit”, është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, Ivo Kotevski.

Operacioni në Maqedoni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit në Kumanovë, Shkup, Strugë, Tetovë e Gostivar, ku janë kryer kontrolle edhe në objekte fetare që veprojnë jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.