FIDANISHTJA

Ballkani mposhtet dhe eliminohet kokëlartë nga Liga e Konferencës

/ 1 minutë lexim
HW

Ballkani edhe matematikisht i ka humbur gjasat për kualifikim nga faza e grupeve në Ligën e Konferencës.

Suharekasit u mposhtën sonte në “Fadil Vokrri” nga Slavia Praga me rezultat minimal 0:1, shkruan Gazeta Express.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 75-të, e që në fund doli të ishte edhe goli i eliminimit për ekipin kosovar.

Ballkani tentoi deri në fund të shënonte golin e barazimit, i cili do t’ua mbante gjallë sado pak shpresat për kualifikim, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Uji Dea

Kampioni i Kosovës tani numëron katër pikë në vendin e fundit, tri më pak se Slavia Praga e Cluj që gjenden në pozitat dy dhe tre.

Edhe në rast fitoreje ndaj Cluj javën e ardhshme, Ballkani nuk ka gjasa për kualifikim përkundër që barazohet me pikë me Slavia Pragën, pasi që pësoi humbje në dy ndeshjet direkte ndaj ekipit çek.

Përkundër kësaj, Ballkani tregoi paraqitje dinjitoze në këtë garë, duke shkruar histori për Kosovën. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.