Eko Higjiena

Ballkani me paraqitje të jashtëzakonshme ndaj kampionëve të Rumanisë, merr një pikë në ‘Fadil Vokrri’

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ballkani ka barazuar me Cluj me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Konferencës, duke bërë një paraqitje shumë të mirë ndaj kampionëve rumun.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ku skuadra jonë ishte më e mirë në qarkullimin e topit, ndërsa mysafirët kishin rastet.

Ciprian Deac kishte rast të mirë në minutën e 10-të, por Stivi Frashëri ishte në vend.

Në minutën e 22-të sërish Cluj kishte rast të mirë me Roger, por ky i fundit nuk ishte i sakë.

Ballkani kishte rastin më të mirë në minutën e 31-të me Ermal Krasniqin, por gjuajta e tij u prit nga Simone Scuffet.

Edhe pjesa e dytë nisi me raste nga të dyja anët, pasi të dy skuadrat kishin nga një mundësi.

Reklama
Por ishte Ballkani që shënoi. Armend Thaqi mori një top në zonë nga Albion Rrahmani dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

UBT

Nga minuta 65-të, Ballkani ishte në epërsi ndaj Cluj.

Pas golit Ermal Krasniqi kishte dy raste të mira, por që nuk ishte i saktë.

Në anën tjetër mysafirët tentonin me topa në zonë të bënin më shumë.

Pikërisht në kohën shtesë arritën të shënonin rumunët. Portieri Scuffet dërgoi një top të gjatë në zonë, ku mbrojtja e Ballkanit u zu në gjumë, ndërsa Yuri Matias shënoi për 1-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe skuadrat u desh të pajtohen me barazimin, duke ndarë nga një pikë.

Barazim i madh për Ballkanin që tregoi se nuk është vetëm për shëtitje në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.