United Hospital

Ballkani me gjysmë force, mposht Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në javën e nëntë kampioni aktual Ballkani i Suharekës me lehtësi ka mposhtur me rezultat të pastër 2-0 SC Gjilanin i cili po kalon në një fazë tejet të vështirë.

Futbollistëve të SC Gjilanit nuk ju ka bërë aspak përshtypje apeli dhe kurajo e tifozëve Skiftera duke theksuar. “Nuk janë 11 lojtarë, jemi 12 luftëtarë e Luftoni për Skifterat, qysh për ty luftojna na”.

Edhe në këtë përballje u vërejt dukshëm se në radhët e SC Gjilanit mbretëron një krizë e thellë tek futbollistët gjatë 90 minutave futbollistët e Gjilanit në asnjë moment nuk rrezikuan portën e portierit Frashëri.

Angazhimi i futbollistëve të SC Gjilanit në fushë është për çdo kritikë në vend se të vrapojnë ata shëtitën në fushë duke luajtur shumë indiferent.

Uji Dea

Golin e epërsisë “portokallinjët” e Ballkanit e shënuan në minutat e fundit të pjesës së parë Arbër Prekazi shënon autogol pas një topi të devijuar.

Në pjesën e dytë golin e qetësisë të kësaj ndeshje në minutën e 88 e shënon Meriton Korenica duke mposhtur me lehtësi portierin Enea Koliqin 2-0.

Me këtë fitore Ballkani zë pozitën e dytë me 18 pikë tri më pak se Drita e vendit të parë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Gjilani mbetet në pozitën e tret me 14 pikë të mbledhura pas nëntë javësh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.