Ballkani i shkakton humbjen më të thellë Gjilanit në këtë edicion
Në stadiumin e qytetit në Therandë, Ballkani në javën e 16 me plot meritë ka arrit ta mposhtë me rezultat të thellë 4-1 skuadrën e Gjilanit.
Futbollistëve të Gjilanit siç po shihet skuadra e Ballkanit i është bërë “mace e zezë”.
Therandasit edhe në ndeshjen në Gjilan kishin korrur fitore me rezultat 3-1.
Futbollistët e Gjilanit shumë mirë e filluan ndeshjen në minutën e 18, Vlfor Hysa godet pingulen e nikoqirit.
Dy minuta më vonë një gjë të tillë e bën edhe Ansi Nika.
Ndërsa në minutën e 21, pas goditjes nga këndi Elbasan Gashi në tentim për ta larguar topin mposht portierin e tij Armend Ruxhin.
Vendasit arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 44, Durim Gashi me një gjuajtje precize nga 16 metra e lenë të shtangur portierin Kaciun për rezultatin 1-1.
Sulmuesi i Ballkanit, Blend Baftiu në minutën e 49, me një gjuajtje precize nga 16 metra mposht Kaciun e Gjilanit duke sjell epërsinë e skuadrës së tij.
Golin fatal për Ballkanin e shënon në minutën e 79, Arbër Potoku pasi me mjeshtri kalon mbrojtësin Papuqin i cili nga 15 metra gjen rrjetën e Gjilanasve.
Futbollistët e Ballkanit arrinë edhe golin e katërt në këtë ndeshje në minutën e 88, rezervisti Leutrim Gashi posa hyn në lojë e mposht portierin Donat Kaciu, për rezultatin përfundimtar 4-1.
Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Sedat Pajaziti, ka deklaruar.
“Në pjesën e parë luajtëm mirë, patëm dy shtylla dhe kaluam në epërsi, në pjesën e dytë na lindën problemet tona të cilat i ka skuadra, krijuam shumë zbrastesira për kundërshtarin dhe ata na dënuan me mjeshtri, ndërsa për futbollistët e suspenduar nuk më mbetet merak që nuk i kisha
sot në fushë me ata merret kryesia e klubit”.
Në javën e 17 dhe të fundit të stinorit vjeshtor, Gjilani është nikoqirë i Ferizaji/rajonipress/


