Uji Dea

Ballkani e kërkon vazhdimin e “çmendurisë evropiane”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ballkani do ta kërkojë mrekullinë në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Konferencës. Kampioni kosovar e pret sonte Slavia Pragën, ndaj të cilës kërkon fitore, përkundër lodhjes që e ka kapluar. Therandasit janë të fundit në tabelë, por ende kanë gjasa për të shkuar në fazën tjetër.

Ballkani do të mundohet ta vazhdojë mrekullinë në garat evropiane.

Kampioni kosovar do të zbresë sonte në fushën e blertë për t’i bërë gosti Slavia Pragës.

Skuadra kosovare e sheh veten në pozitën e fundit në Grupin G, por ende ka gjasa për ta vazhduar rrugëtimin përrallor në Ligën e Konferencës.

Therandasit po përballen me një orar të stërngjeshur të ndeshjeve, me të cilin s’janë mësuar, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, ky fakt po e shqetëson trajnerin Ilir Daja.

Trajneri nga Shqipëria thotë se ekipi Portokalli është lodhur duke luajtur çdo 3-4 ditë.

Për këtë arsye, ai nuk jep premtime të mëdha për ndeshjen e sontme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FITORJA

Daja e vlerësoi lartë ekipin çek, për të cilin insiston se është më i miri i grupit.

Sidoqoftë, ai kërkon nga djelmoshat e artë të tij që ta japin maksimumin për t’i befasuar çekët.

Trajneri shqiptar e kërkon edhe mbështetjen e publikut për ta vazhduar “çmendurinë”, siç e quan ai rrugëtimin e këtij sezoni në Evropë.

Nga ana tjetër, Slavia Praga ka ardhur në tokën dardane me idetë e qarta për të fituar.

Çekët s’kanë alternativë tjetër pasi gjenden në vendin e tretë, me pikë të njëjta me Ballkanin.

Therandasit nga 4 ndeshje të zhvilluara i kanë, 1 fitore, 1 barazim e 2 humbje, shkruan “Gazeta Express”.

Grupit i prijnë Sivasspori dhe Cluji me nga 7 pikë.

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Slavia Pragës do të luhet sonte në Prishtinë duke filluar nga ora 21:00. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.