RCCOLA

Ballkani arrin të mbajë lidershipin e Superligës

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Derbi i javës së 16-tën në mes Ballkanit dhe Gjilanit, i ka takuar skuadrës së Ballkanit e cila ka mposhtur me rezultat Gjilanin 2-1.

Në një ndeshje që nga fillimi e gjerë në përfundim të saj ka qenë mjaft e tensionuar, e sidomos nga ana e futbollistëve të Ballkanit dhe trajnerit të saj Ismet Munishi.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, në këtë stinorë përjashtohet për herë të tretë nga arbitrat e ndeshjes për vullgaritetin e tij me skuadrat kundërshtare të cilat ballafaqohet.

Arbitri Genc Nuza i cili po drejton ndeshjet ndërkombëtare ka qenë dashtë që nga fillimi i ndeshjes ta largon nga pankina Ismet Munishin, i cili me fyerje banale drejtuar trajnerit të Gjilanit Gentjan Mezanit e futbollistëve të Gjilanit, por shumë raste i ofendoi edhe arbitrat e kësaj ndeshje por Nuza e pa të arsyeshme që në minutën e 85 ta ndëshkon me karton të kuq Ismet Munishin.

Në minutën e 5-të, arbitri Nuza gabon shumë rënd pasi nuk akordon penallti për Gjilanin pasiqë në mënyrë të palejuar ndalet nga Potoku, Gerhard Progni.

Në minutën e 14-të, Blend Baftiu realizon për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi në 1-0.

Dhjetë minuta më vonë, Jetmir Topalli nga largësia realizon super gol për skuadrën e tij për 2-0.

Fundamenti

Futbollistët e Gjilanit arrijnë në minutën e 37-të të shënojnë nëpërmjet Prognit, i cili gjendet mirë në zonë të rreptësisë duke ngushtuar rezultatin në 2-1.

Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë Jonuzi gjuan nga distanca por Armend Ruzhi portieri i Ballkanit shpëton portën e tij.

Vendësit kishin rast të mirë të shënojnë në minutën e 74-të, kur Blend Baftiu godet horizontalen e portierit Kenan Haxhihamzës së Gjilanit.

Në minutat shtesë Gjilanasit kishin rast të mirë të barazonin por gjuajtjet e Useinit e Shabanit përfundojnë fare pran shtyllës pingule.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, pas 90 minutave ka deklaruar.
“Vendësit e zhagitën ndeshjen shumë pasiqë ishin të lodhur dhe nuk kishin fuqi më tepër dhe zvarritën ndeshjen, unë jam i kënaqur me futbollistët e mijë pasi bën një ndeshje të mirë, bëmë dy gabime dhe kundërshtari na dënoi me gabime tona”.

Në javën e 17-të, Gjilani ballafaqohet me Prishtinën në Gjilan./rajonipress/