Eko Higjiena

Ballist Morina jep lajmin e madh: Lirohem shpejt!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pasi ka lënë të gjithë të flasin, të hamendësojnë dhe të komentojnë, Ismail Morina, i ashtuquajturi Ballisti i Dronit të Beogradit, ka thyer heshtjen nga burgu i Dubrovnikut në Kroaci ku ndodhet.

Ai vendos të rrëfehet ekskluzivisht për Top Channel momentin e tij të vështirë, por pa e lënë veten të mbytet nga frika. Duke siguruar ndoshta edhe publikisht bashkëshorten e tij e cila i trembej një vetëflijimi të Ismailit nisur nga situata e tij jo e mirë.

“Kuptohet që nuk ndihem mirë ne një burg dhe për më shumë kur mendoj se për çfarë akuzohem. Thjesht akuza qesharake, pa asnjë bazë ligjore. Nuk kam pasur më parë dhe as nuk kam frikë, publiku mund ta perceptojë edhe si frikë, por unë vetë jam i pastër sa i përket frikës. Zgjedhjen time e kam bërë me kohë që nuk lë vend për frikë”.

Edhe pse i mbyllur mes 4 mureve, Morina ka patur mundësinë të mësojë se çfarë ndodh rreth tij dhe çfarë flitet për të.

“Ndaj bashkëkombësve të mi pretendoj më shumë jo thjesht për situatën time, por në përgjithësi. Sa i përket zyrtarëve të lartë ata thjesht po bëjnë atë që duhet të kishin bërë më parë, por shprehja e vjetër popullore thotë: “Më mirë vonë se kurrë.” Policia kroate ka qenë profesionale dhe ju garantoj se e duan shumë vendin e tyre”.

Fundamenti

Në një gjendje të rënduar psikologjike, Ismail Morina tregon se nuk është penduar për asgjë.

“Qëllimet e mija kanë qenë të pastra, pa nuanca ekstremizmi ndaj fesë, etnisë apo çfarëdo tjetër, nuk ndihem as minimalisht i penduar për asgjë, thjesht krenar për origjinën, të qenurit SHQIPEEEE!!”

Në fund ai vendos të ndajë me publikun një nga lajmet më të mira që ka marrë aty ku ndodhet, komunikimin me të ëmën, edhe pse në ëndërr.

“Kam parë në ëndërr plakën (nënën) jo më larg se dje, që më thoshte se do të lirohem më 2 prill të vitit tjetër”, thotë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.