UBT

Balli Kombëtar në Gjilan ndihet i diskriminuar nga KQZ-ja

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryesia e Ballit Kombëtar në Gjilan ka reaguar ndaj vendimit të KQZ-së për mos akreditimin e asnjë komisioneri nga radhët e këtij subjekti politik.

Balli Kombëtarë dega në Gjilan mendon se KQZ-ja me këto veprime të një anshme, jo vetëm që nuk ndihmon zgjedhjet e 3 nëntorit që ato të jenë sa më të drejta dhe transparente, por përkundrazi seleksionon dhe akrediton njëanshëm parti anonime të panjohura për shumicën e qytetarëve të Kosovës.

Uji Dea

Sipas Ballit Kombëtar, KQZ-ja në Gjilan nuk e ka parë të arsyeshme që së paku në rubrikën e nominimeve plotësuese ta akreditojë Ballin Kombëtarë, kurse në anën tjetër akrediton një parti anonime e regjistruar në Graqanicë, Socialna Demokracia, pa elektorat dhe e panjohur për qytetarët e Gjilanit.

Dega e Ballit Kombëtarë vlerëson se ky vendim i KQZ-së diskriminon partitë me vlera kombëtare dhe stimulon partitë me interesa antikombëtare./rajonipress/