RCCOLA

Balaj: Më gëzon rikthimi në Kombëtare, e ardhmja sërish larg Superiores

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Sulmuesi tashmë veteran i Kombëtares Shqiptare, Bekim Balaj, u rikthye në grumbullim me kuqezinjtë në prag të ndeshjeve miqësore ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke.

Pas një mungese në eliminatoret e marsit, ai sot u shfaq edhe në një konferencë për shtyp, ku nuk e fshehu kënaqësinë për ftesën e marrë nga Reja.

A i shikon këto miqësore si një moment për t’i treguar trajnerit se e meriton të jesh gjithmonë në Kombëtare?

Është gjithmonë kënaqësi, sa herë që marr ftesën dhe vij në Kombëtare. Këto miqësore kanë vlerësimin maksimal, pasi luajmë me kundërshtarë të ngjashëm me ata që kemi në grup dhe do të përballemi në shtator në eliminatore. Përqendrimi është maksimal dhe duhet të bëjmë më të mirën në fushë.

Si është gjendja juaj fizike?

Ndihem mirë dhe nuk kam asnjë dëmtim, por është fundi i sezonit dhe jemi grumbulluar më herët, për të pasur më shumë kohë për t’u përgatitur.

Si e keni parë skuadrën në tri ndeshjet e para të eliminatoreve? A besoni se mund të luftojmë deri në fund, duke parë kundërshtarët që kemi?

UBT

Mendoj se grupi është konsoliduar dhe nuk ka pasur shumë ndryshime. Kemi pasur dy kundërshtarë të lehtë dhe kemi marrë maksimumin. Kemi humbur ndaj Anglisë, por ne nuk duhet t’i matim forcat me ata, pasi e kemi garën me ekipe të tjera.

Ti i ke matur forcat edhe me Portugalinë dhe ia ke dalë, apo jo?

Pikët ndaj skuadrave të këtij niveli janë ekstra dhe vijnë shumë rrallë, ndaj ne duhet t’i vlerësojmë maksimalisht kundërshtarët realë tanët, pasi ndaj tyre duhet të kemi sukses.

Mendoni se mund të luani ende në Evropë?

Ndihem shumë mirë dhe besoj që të paktën edhe një ose dy sezone mund të luaj në nivele të larta në ligat evropiane.

Është folur për një rikthim në kampionatin shqiptar

Është kohë merkatoje dhe zëra ka pa dyshim, por unë në planet e mia kam që të vijoj të luaj jashtë edhe për një ose dy sezone. Nuk e kam menduar ende rikthimin në Superiore.