Mobi Casa

Bajrush Ymeri viziton familjarët e Tefik Mustafës, jep informacione interesante për veprimtarinë e tij

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Isha në vizitë te familja e Tefik Mustafës, i cili ditë më parë u arrestua nga organet serbe në vendkalimin kufitar në Merdarë. Tefikut dje në seancë gjyqësore në Beograd ju caktua masa e paraburgimit prej një muaji, që na ka habitë të gjithëve. Duke e njohur Tefikun dhe familjen e tij si një familje e ndershme, prita që Tefiku të lirohet dje me shpresë që e kanë ngatërruar me dikë, sepse ashtu siç jam i bindur në veten time që skam bërë asnjë krim, ashtu besojë fuqishëm që nuk e ka bërë as Tefiku kurrë në jetën e tij ka shkruar Bajrush Ymeri.

Postimi i plotë:

Kur dihet fakti që Tefiku ka migruar në Gjermani me 24 gusht të vitit 1997, dhe që nga atëherë e deri në vitin 2004 ai nuk ka qenë në Kosovë.

Tefikut i vdiq baba në vitin 2001, dhe nuk e pat atë mundësi me ardhë në varrim të prindit të tij. Pra për 7 vite nuk ka pas dokumentacione të rregulluara, dhe rrjedhimisht e ka pas edhe të pamundur me udhëtua.

Kur ju ofrua mundësia pas vitit 2004 erdhi. Dhe erdhi edhe nëpër territor të Serbisë shumë herë, sepse duke e ditë që nuk ka bë asgjë të keqe ai ka udhëtuar i lirë. Pra, asnjëherë sa herë ka udhëtuar më herët askush se ka ndaluar, e të shtunën e datës 1 qershor në orët e pasditës e arrestuan.

Hidromorava

Kemi mbet të habitur të gjithë bashkëfshatarët e tij, kam mbetë i habitur edhe unë gjithashtu.
Duke i njoftë si familje, dhe duke e ditë që Tefiku gjatë asaj periudhe kohore që akuzohet nuk ka qenë në Kosovë, ne apelojmë te organet serbe që Tefiku të lirohet sa më shpejtë, sepse padrejtësisht është duke u mbajtë në paraburgim.

Apeloj te Kryetari i Komunës sonë që të ngrisë zërin te organet serbe, që Tefiku të lirohet menjëherë.

Apelojë te bashkëfshatarët tanë të mahallës së Stojkoviqe, që të ngritin zërin te organet e rendit të Serbisë, sepse ata e njohin mirë familjen e bacës Raif.

Apelojë edhe te shumë banorë të fshatrave për rreth, si Prekovc dhe Parallovë që të ngritin zërin ndaj kësaj padrejtësie që po i bëhet Tefikut dhe familjes së tij.

Me shpresë që ky apel i imi të dëgjohet, dhe Tefiku të lirohet, lutem që raste te tilla të mos na ndodhin më./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.