RCCOLA

Bajrush Ymeri përkrah nxënësit e Busavatës dhe ka një lutje për Qëndron Kastratin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prej momentit te fillimit të procesit të reformave në arsim në Komunën e Kamenicës, kam prit në takime shumë qytetarë të fshatit Busavatë dhe lagjes Bajrovit. Të shqetësuar për veprimet e Kryetarit Kastrati për mbylljen e shkollës së tyre, ata kërkonin dhe po kërkojnë ndihmë edhe nga unë, edhe pse e din mirë që e vetmja mundësi që unë e kam është t`i përkrah moralisht, të paktën këtu përmes rrjeteve sociale a shruar nënkryetari Bajrush Ymeri.

Fundamenti

“Duke e pas parasysh që në Busavatë është ndërtuar shkolla e re, dhe numri i nxënësve kalon numrin 100, do kërkojë nga Kryetari Kastrati, Kryeministri Hoti, ministri Likaj, komisioni për arsim dhe gjithë deputetët që ta dëgjojnë zërin e këtyre banorëve, që janë lodhë me këtë situatë të rëndë. Protesta e sotshme, që eskaloi edhe me arrestim të prindërve në sytë e fëmijëve të tyre ishte e rëndë. Prandaj, edhe një herë lutje për të gjithë, që të ndalin reformën në këtë situatë të rëndë, e nxënësit dhe arsimtarët t’ju kthehen shkollave të tyre” ka shkruar Bajrush Ymeri./rajonipress/