Eko Higjiena

Bajrush Ymeri e vlerëson pozitivisht vizitën e Jahjagës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – E njoftova Presidenten me zgjerimin e Komunës, me investimet e vogla, me buxhetin e vogël që ka komuna dhe nevojën për përkrahje sepse ende ka shumë nevojë për investime në infrastrukturë. Tri shtyllat e identifikuara të zhvillimit ekonomik, turizmi rural, bujqësia dhe miniera duhet të përkrahen dhe të fuqizohen sepse janë potencial i mirë për zhvillim ekonomik në komunën e Artanës ka shkruar Bajrush Ymeri.

Presidentja Afitete Jahjaga e shoqëruar nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermane, Albert Matoshi vizituar sot Komunën e Novobërdës.

Me këtë rast mu dha mundësia që më për së afërmi të bashkëbisedojë me Presidenten dhe shoqëruesit e saj për sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Artanës.

E njoftova Presidenten me zgjerimin e Komunës, me investimet e vogla, me buxhetin e vogël që ka komuna dhe nevojën për përkrahje sepse ende ka shumë nevojë për investime në infrastrukturë.

Mobi Casa

Tri shtyllat e identifikuara të zhvillimit ekonomik, turizmi rural, bujqësia dhe miniera duhet të përkrahen dhe të fuqizohen sepse janë potencial i mirë për zhvillim ekonomik në komunën e Artanës.

Një prej shqetësimeve të mia që e ndava me Presidenten është shkolla fillore e mesme e ulët ,,Nushi dhe Tefiku” në fshatin Pasjak. Kërkova nga Presidentja që në rast se deri në fund të prillit mos ndërmerret asgjë nga ana e Komisionit Evropian atëherë zyra e Presidentes të ndihmojë në përfundimin e punimeve në mënyrë që nxënësit nga shtatori i këtij viti të vijojnë mësimet në shkollën e re.

Duke e pas parasysh që deri më tani është hera e parë që drejtues të tri odave ekonomike vizitojnë Komunën e Artanës mbesim me shpresë që do të ketë zhvillime pozitive ka thënë Ymeri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.