Hidromorava

Bajrush Ymeri e dorëzon mandatin faqebardhë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i ri i Novobërdës Svetisllav Ivanoviq pritet të japi betimin më 24 dhjetor.Bajrush Ymeri tha për rajonipress se mandatin po e dorëzon faqebardhë sepse si Komunë nuk ka borxhe dhe është punuar maksimalisht dhe në interes të qytetarëve.

Svetisllav Ivanoviq nga Lista Serpska që ka fituar zgjedhjet e fundit në Novobërdë pritet të japi betimin më 24 dhjetor.

Asambleja Komunale e Artanës ndryshe i ka 15 këshilltar kurse prej tyre 10 janë serb dhe 5 shqiptarë. Katër këshilltarë janë të LDK-së dhe vetëm një është i PDK-së, raporton rajonipress.

Bajrush Ymeri ish kryetar i Artanës tha për rajonipress se me qetësi të madhe po e pretë momentin e tranzicionit. “Jam krenar për punën që e kam bërë në këtë mandat. Kemi punuar maksimalisht dhe në interes të qytetarëve pa dallim. Dhe kjo punë e mirë më bënë vërtet të lumtur” tha Ymeri.

Eco Higjiena

Ymeri tha se komuna e Artanës e dorëzon mandatin tek kryetari dhe udhëheqja e re pa borxhe dhe pa telashe të tjera financiare. “Kemi qenë shembull dhe model edhe për komunat e tjera. Kemi punuar si një ekip i mirë dhe i profesionalizuar. Kryteari i ri do ta ketë shumë më lehtë të punojë sepse ka shumë projekte të gatshme dhe ka elaborate të shumta që mund ta zhvillojnë Artanën” tha Ymeri.

Ndryshe, Ymeri mandatin pret ta dorëzojë faqebardhë pasiqë gjatë mandatit nuk e ka pasur asnjë aferë dhe asnjë telashe as me hetuesit, e as zyrtarët komunal që i ka udhëhequr për këto vite.

Megjithatë humbja e Ymerit do të jetë e pa kompenzueshme për qytetarët e Artanës sepse me punën e tij ai ka krijuar një klimë mirëbesimi për të gjitha nacionalitetet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.