HW

Bajrush Ymeri: E di që me Arbrin, Gjilani do të jetë ndryshe

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prandaj ju them edhe një herë: më 9 nëntor, të gjithë së bashku ta votojmë Arbrin sepse Gjilani do te jetë me fat ta ketë Arbrin kryetar ka shkruar Bajrush Ymeri.

Postimi i plotë:

Me Arbër Ismajlin njihemi moti, qysh si i ri kur u angazhua në LDK. Një arsye më shumë që u njoftuam ka qenë edhe fakti që babën e tij, profesorin Ruzhdi, e kam pasur kujdestar klase.

Duke e njohur Arbrin më mirë edhe që nga koha kur ishte shef kabineti, e më pas nënkryetar i Gjilanit, por edhe familjen e tij të nderuar, jam i bindur se ai është kandidati më i mirë për kryetar të Gjilanit.

Të gjithë ju, miq, shokë e familjarë që po e lexoni këtë postim, ju ftoj sinqerisht të më besoni dhe ta votoni Arbrin. Unë nuk shkruaj e as nuk flas mirë për dikë që nuk e meriton.
Unë personalisht kam besim të plotë në Arbrin, njësoj siç kam besim në vetën time.

UBT

Arbri është ky që është dhe kështu do të mbetet gjithmonë: një prind i mirë, një biznesmen i suksesshëm, i afërt me njerëzit dhe me shumë vlera që i duhen një kryetari të mirë.

Edhe ju miqtë e mi që vini nga parti të tjera, këtë herë më besoni mua dhe votoni Arbrin për kryetar.

Pas katër viteve do të bindeni vetë dhe do të ma ktheni këtë besim me një “faleminderit”, sepse e di që me Arbrin, Gjilani do të jetë ndryshe.

Prandaj ju them edhe një herë: më 9 nëntor, të gjithë së bashku ta votojmë Arbrin sepse Gjilani do te jetë me fat ta ketë Arbrin kryetar!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.